Kremtime me rastin e 15 gushtit
Mes dashurisë së ngrohtë
dhe traditës së ringjallur
– Kryepiskopi Anastas ishte për të kremten e Fjetjes së Perëndilindëses
në Himarë dhe më pas në disa fshatra të Bregdetit –
Udhëtimi që bëri
Fortlumturia e Tij
Anastasi në zonën e
Bregdetit, pati si pi-
kënisje fshatin Qe-
paro. Aty, Manastirit
shekullor të Shën
Dhimitrit i është bërë
një rikonstruktim i
plotë e bashkëkohor,
me fondet e akordu-
ara nga Kryepiskopi,
duke e kthyer në qe-
(Vijon në faqen 2) Manastiri i Shën Dhimitrit në Qeparo
Mes dashurisë së ngrohtë
dhe traditës së ringjallur
Berat- Mitropoliti celebron në Vodicë
Vijon nga faqja 1
ndër edukimi shpirtëror or-
thodhoks për gjithë Bregdetin
e veçanërisht për më të rinjtë.
Gjithashtu, aty po bëhet edhe
rikonstruksioni i kishës, e cila
është monument kulture. Por jo
vetëm kaq, fshati dallohet për
ruajtjen e besimit dhe tra-
ditave fetare edhe në kohën e
regjimit ateist komunist, ku
veçohet figura e shkëlqyer e
mësuesit, katekistit dhe be-
simtarit shembullor Petro
Xhuveli.
Të nesërmen, për të kre-
mten e Madhe, Kryepiskopi
bëri Liturgjinë Hyjnore në
Kishën e Gjithë Shenjtorëve, në
qytetin e Himarës. Për këtë ditë
të shënuar aty kishin ardhur
besimtarë nga gjithë fshatrat
rrotull, si nga Palasa, Dhërmiu,
Vunoi, Qeparoi Lukova, por
deri edhe nga Gjirokastra e
Saranda. Gjithashtu, të shumtë
ishin edhe emigrantët e ardhur
për pushimet e verës pranë fa-
miljeve të tyre.
Të gjithë ata dëgjuan me
vëmendje fjalët e Kryepisko-
pit, i cili u foli për rëndësinë e
pranisë së Perëndilindëses
Mari në jetët tona. Ne duhet ta
kemi Atë udhërëfyese në
situatat e vështira dhe ta
ndjejmë si shembull dhe de-
tyrim në rrugët që zgjedhim.
Gjithashu, Fortlumturia the-
ksoi faktin, se Shën Maria e
pranoi menjëherë thirrjen që i
bëri Perëndia dhe kështu duhet
të veprojmë edhe ne dhe jo të
kërkojmë së pari për vet-veten.
Gjithashtu, Kryepiskopi i
dha të pranishmëve në Litur-
gjinë Hyjnore edhe sihariqin, se
janë siguruar fondet e marrë
masat për të filluar nga resta-
urimi i kishës së Gjithë She-
njtorëve. Në fund Ai zhvilloi një
bisedë të ngrohtë e konstru-
ktive me këshillin kishtar të
qytetit.
Të mërkurën, 18 gusht,
Kryepiskopi bëri shërbesën e
mbrëmësores në Qeparoin e si-
përm, në fshatin e vjetër. Ishte
ky rasti edhe për një takim
mallëngjyes me banorët e
mbetur, shumica në moshë të
shkuar, për të cilët ardhja e
Kryepiskopit ishte, siç u
shprehën vetë ata në takimin
pas Mbrëmësores, ngjarja më
e shënuar.
Të enjten, Kryepiskopi kreu
Liturgjinë Hyjnore në në
fshatin Dhërmi, ku të tërhiqnin
vëmendjen fëmijët e shumtë, që
ndodheshin në fshat për
pushimet verore. Por ki’shte
edhe shumë të ardhur nga
fshatra të tjerë e sidomos nga
Lukova, me rastin e hiro-
tonisjes në dhiakon të Ale-
ksandër Lekës, që është nga ai
fsht e ka mbaruar Akademinë
tonë Teologjike. Në fjalën e Tij,
Kryepiskopi Anastas vuri në
dukje veçanërisht traditat e
dalluara të Dhërmiut në ru
ajtjen e ringjalljen e besimit
orthodhoks.