EmailFacebookKontakt

Mensa “Shërbimi i Dashurisë”

Mensa “Shërbimi i Dashurisë”, në Tiranë, u hap në janar të vitit 2005. Kjo mensë u vjen në ndihmë me ushqim falas 300 personave: 120 prej tyre e konsumojnë ushqimin brenda mensës dhe 180 të tjerë e marrin në shtëpi; për 6 ditë në javë, nga e hëna në të shtunë. Në shkurt të vitit 2024, mensa shtoi shërbimin ‘delivery’ dhe shpërndan ushqim te shtëpitë e njerëzve në nevojë.

Gëzimin këtij shërbimi ia shton stafi që shërben me cilësi, korrektësi e dashuri, duke gatuar që në orët e para të mëngjesit. Nga dita e hënë deri të shtunën si dhe gjatë gjithë vitit, pa ndërprerje, vazhdon të ofrohet vazhdimisht dhe pa u shterur ushqim për të gjitha kategoritë e njerëzve në nevojë e vështirësi. Për mbarëvajtjen e kësaj mense punojnë tetë persona dhe disa vullnetarë, nën drejtimin e atë Nikolla, i cili është përgjegjësi dhe koordinuesi i kësaj mense.

Kryepiskopi i lumur, Anastas, me iniciativën e të cilit u hap mensa “Shërbimi i Dashurisë”, modeli dhe frymëzimi ynë në këtë vepër të madhe sociale, na motivonte që të merrnim nisma të reja për të përfaqësuar Kishën në mënyrë sa më dinjitoze. Kujtoj që ai na ka thënë: Zeron nuk e bekon Perëndia, kurse njëshit i vendos shumë zero nga pas. Po të njëjtin model frymëzimi na jep Kryepiskopi Joan, i cili edhe në ditën e fronëzimit të tij theksoi mbështetjen që duhet të japim ndaj njerëzve në nevojë, si një parim kryesor i punës dhe veprimtarisë së tij.

Mensa “Shërbimi i Dashurisë” kërkon mbështetjen dhe kontribuutin e vazhdueshëm në shumë monetare ose ushqime. Kanë kontribuuar persona, kompani, familje, shoqata dhe fondacione. Ndër ta mbresëlënës është dhurimi i pensionistëve, të cilët ofrojnë në kujtim të të afërmve të tyre të cilët kanë ndërruar jetë, si një përkujtimore e mirë dhe e vlefshme në sytë e Perëndisë.

Mensa “Shërbimi i Dashurisë” mirëpret dhurimet tuaja të vlefshme. Të gjithë së bashku mund të ndihmojmë duke u ofruar se paku ushqimin bazë.
• Nr. Llogarie në UNION BANK: 111485096020314
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE,
Për mensën “Shërbimi i Dashurisë”,
• IBAN: AL39214111060111485096020314,
• Kodi SWIFT: UNALALTRXXX,
• Numër kontakti: 0674080729,
Mund të na shkruani në inboxin e faqes në Facebook: Mensa Shërbimi i Dashurisë – Kryepiskopata e Tiranës

Atë Nikolla Kodheli