O Zoti u bë gjithçka për ju, që ju të bëheni gjithçka për Zotin.
Shën Joani i Kronstadit
Njeriu që kërkon me ngulm të vlerësohet, nuk mund t’i shpëtojë pasojave të pikëllimit.
Shën Isak Siriani
Gjëja më kryesore është të ecësh në prani të Perëndisë, jo jashtë shikimit të Tij, i vetëdijshëm se Perëndia po të shikon, duke kërkuar shpirtin dhe zemrën tënde. Kjo vetëdije është leva më e fuqishme në mekanizmin e jetës shpirtërore.
Shën Theofani
Eshtë më mirë të zemëroheni me veten tuaj, kur thoni gjëra të këqija për dikë tjetër, se sa të zemëroheni me të tjerët, pse ata flasin keq për ju.
Shën Agustini