Një i krishterë duhet të ndiejë personalisht vetveten në prezencën e Perëndisë. Qëllimi i lutjes është pikërisht: “të jesh gjithmonë me Perëndinë”. Shën Pavli shkruan “Lutuni pa pushim” (1 Thesalonikasve 5:17). Le të mësojmë të lutemi në këtë mënyrë: të jemi gjithmonë me Perëndinë, të bëjmë lutjen tonë jo një aktivitet të zakonshëm, por një ndërmarrje të vazhdueshme. Jo si diçka që e kryejmë kohë mbas kohe, por si diçka që ne e përjetojmë gjatë gjithë kohës. Kjo është çka i nevojitet botës përreth: Jo njerëz që i thonë lutjet rastësisht, por njerëz që në çdo moment janë një flakë e gjallë lutjeje.
“Kujtoni Perëndinë më shpesh se merrni frymë”, thotë Shën Grigor Teologu. Lutja është më thelbësorja tek ne, pjesa më integrale e vetes sonë, ritmi i frymëmarrjes ose i rrahjes së zemrës. Pa lutje nuk ka jetë. Lutja është natyra jonë. Si njerëz ne jemi krijuar për lutje, ashtu sikurse jemi krijuar për të folur dhe menduar. Kafsha njerëzore është përcaktuar jo si një kafshë vegëlbërëse apo logjike, por si një kafshë që lutet, një kafshë që ka mundësi t’i ofrojë botës kthimin tek Perëndia në falenderim dhe ndërmjetësim.
Teologu orthodhoks rus At. Xhorxh Florovski shkruan, “Shprehje e pazëvendësueshme e besimit”