EmailFacebookKontakt

Me rastin e Krishtlindjeve, Presidenti i Republikës shtroi drekë me përfaqësuesit e komuniteteve fetare

Me rastin e Krishtlindjeve President! i Republikës, z.Bujar Nishani, shtroi një drekë me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Në të mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.

Kjo veprimtari, dëshmoi sërish harmoninë që ekziston midis komuniteteve fetare të ven- dit tonë, por edhe vlerësimin e autoriteteve më të larta shtetërore për drejtuesit e këtyre komuniteteve. Të njëjtën gjë dëshmoi edhe pritja e shtruar nga Kryeministri Berisha në prag të Krishtlindjeve dhe pritja e vizitave të urimit në selinë e re Sinodike etj.

Kjo harmoni dhe vlerësim janë edhe për- gjigjja më e mirë ndaj disa qarqeve politike ekstremiste, që në kundërshtim me atë çka dëshirojnë shqiptarët dhe me interesat ko- mbëtare, po përpiqen të krijojnë ndarje, keqkuptime dhe kundërvënie.