Me rastin e dhënies së çmimit
“Athenagora për të Drejtat e
Njeriut” Kryepiskopit të Shqi-
përisë, Anastas Janullatos
Paraqitur nga Urdhëri i Apos-
tullitShën Andrea iPatriarka-
nës Ekumenike
Hilton, New York, 17 shkurt2001
Eshtë një privilegj që
mblidhemi të gjithë së bashku
këtë mbrëmje, për t’i shprehur
fjalë mirënjohjeje Fortlum-
turisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, në dorëzimin e këtij
çmimi me të vërtetë kuptimp-
lotë.
Në emër të shumë vetëve në
Kryepiskopatën Orthodhokse
Shqiptare dhe madje edhe të
atyre jashtë vendit, unë jam i
detyruar nga e vërteta të them
me sinqeritet të plotë, se kam
qenë nga ata që kanë pasur me-
ndime dyshuese ndaj ngjaijeve
dhe qëllimeve, kur u bë cak-
timi i Fortlumurisë së Tij për
të udhëhequr Kishën e Shqipë-
risë. Jo se ushqenim ndonjë dy-
shim për këtë njeri të çmuar,
dëshmia e të cilit për besimin e
tolerancën ishte shtrirë në të
gjithë globin dhe kishte mbu-
shur punët e jetës së tij. Ne u
treguam më tepër të matur në
bazë të dukurive rajonale; disa
e panë si heroike dhe të tjerë si
negative, për shkak të ngja-
rjeve që në mënyrë të
pashmangshme i kishin bërë
marrëdhëniet midis dy popujve
fqinjë më pak se të përzemër-
ta. Gjithsesi, ne kemi një thënie
në shqip: “Rri shtrembër dhe fol
drejt.”
Sepse, me të vërtetë, gjatë
kësaj dekade të fundit të shër-
bimit të tij mahnitës tek besim-
tarët e Shqipërisë, pavarësisht
nga origjina e tyre fetare, dolën
në pah me të vërtetë karakteri
i teologut orthodhoks, i misio-
narit të vërtetë dhe i qenies së
vetme njerëzore. Nuk ka qenë
e lehtë për të, siç mund ta vërte-
toj. Duke qenë i pari që vizitova
atdheun e paraardhësve të mi,
në vitin 1988, unë e dija shumë
mirë se ai duhej të përballej me
një detyrë shkurajuese, si për
të gjithë ata që do të përpiqe-
shin për rinovime në çdo front.
Më vjen ndër mend një thënie,
që është me vend për përpjekjet
e tij: “Mollës që ka kokrra i gju-
ajnë me gur.” Dhe megjithatë,
në bazë të meritave të tij edhe
Res Ipso Loquitor
më skeptiku është bërë miku i
tij, kundështari më i madh
admirues.
Përqafimi që Fortlumuria e
Tij u bën njerëzve të shumtë e
të ndryshëm, mendjempreh-
tësia e tij diplomatike, që buron
nga zemra, shtrirja e tij elokue-
nte tek miqtë dhe armiqtë,
kultura e tij e gjerë dhe gjerësia
e vizionit, flasin për bujarinë e
shpirtit të tij dhe për aristokra-
cinë e ndërgjegjes.
Në botën tonë dhe ndoshta
veçanërisht në rajonin ku ai
shërben, shumica e popujve
shpesh rrethohen nga mitologji
lokale, të cilat mjaft herë duket
se mbushin edhe teologjitë
vendore. E shkuara e largët
shihet shpesh si një ngjarje e
tashme. Ata imponojnë histori,
që na ushqejnë të jemi mosbe-
sues dhe dyshues, qoftë edhe
kur një individ shembullor du
ket në skenë, për të formuar një
legjendë të re; këtë herë që
është një me Dashuritë Hyjno-
re dhe me përkujdesjen njerë-
zore. E rrallë është që dikush
të guxojë të dalë dhe të ofrojë
jetën e tij për të çliruar të tjerët
nga prangat e tyre, me anë të
thjeshtisë së ngrohtë dhe një
shembulli të dashur. I paza-
kontë është ai që do të ëndërro-
nte për gjëra të shenjta dhe t’i
vinte në zbatim energjitë e
vërteta me akte fisnike dhe
shembull modest. Kryepiskopi
Anastas është i tillë. Në të
vërtetë, jeta e Tij drejtuar nga
Zoti ka qenë shembulli i tij i
qendrueshëm. Nga ana tjetër,
shpejtoj të them: “Ata e thyen
kallëpin pasi u bë ky njeri.”
(thënie amerikane, që do të
thotë se ky njeri është unik)
Por unë do të doja të shpresoja
se ky nuk është një rast që bën
përjashtim, por që shembulli i
tij të jetë i denjë për emulacio-
nin, frymëzimin e imitimin tonë.
Me një §alë në latinisht: Res
ipso loquitor (Faktet flasin ve-
të). Eshtë një kënaqësi të ba-
shkohesh sonte për të nderuar
këtë njeri, që trupëzon gjithçka
që është e mirë, fisnike dhe e
shenjtë në besimin tonë dhe në
qeniet tona.
At Artur Liolin
Kancelar i Kryepiskopatës
Orthodhokse Shqiptare
në Amerikë