EmailFacebookKontakt

Me paqe shumëdimensionale

ME PAQE SHUMEDIMENSIONALE
me të tjerët, me veten tonë, me Perëndinë, me mbarë krijesën
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas me rastin e Krishtlindjeve 2001
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë orthodhoksë
Bij të shtrenjtë më Zotin,
“ Lavdi Perëndisë në më të lartat e mbi dhënë paqe
e për njerëzit mirëdashje (Link. 2:14)
“D renda shqetësimit dhe panikut që
kanë shkaktuar gjatë muajve të
fundit format e reja të terrorizmit, bre-
nda pasigurisë që trondit botën, ky
himn engjëllor merr një aktualitet të
veçantë. Por, veç ngjarjeve tronditëse,
që paraqiten herë pas here nga mjetet
e informimit, paqja minohet dhe shka-
tërrohet nëpër qytete e fshatra, në fa-
miljet dhe brenda zemrës sonë me më-
nyra të ndryshme, të cilat nuk ngjallin
Perëndia, tek i Cili kemi mbë-
shtetur besimin, është “Perën-
di i Paqes. Paqja zë fill nga
thellësia e qenies njerëzore,
për t’u bërë fuqia mirëbërëse
që qetëson mbarë botën. Ajo
është shumëdimensionale:
personale, shoqërore dhe një-
kohësisht, shenjtëruese, totale.
dyshime. Jo të gjitha nga këto bëjnë
zhurmë, por mbeten shkatërruese,
ashtu si kanceri për organizmin. Pa-
sionet prishëse dëbojnë paqen nga shpi-
rtrat e njerëzve. Ato imponojnë për-
shtjellim dhe tronditje.
N
ë këtë situatë të zymtë që rëndon
zemrat e njerëzve të panumërt,
(Vijon në faqen 6)

ME PAQE SHUMEDIMENSIONALE
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas me rastin e Krishtlindjeve 2001
(Vijon nga faqja 1)
Kisha na fton që të tregojmë kujdes dhe
të përsërisim me shpresë himnin en-
gjëllor “Lavdi Perëndisë në më të lartat
e mbi dhenë paqe”. Për të gjithë ata që
janë rritur pa besim, kjo zakonisht
Ungjilli na zbuloi se e hun-
dërta e paqes nuk është lufta,
por egoizmi, egocentrizmi per­
sonal, komunitar, kombëtar,
racial.
dëgjohet si përrallë. Për të gjithë ne që
besojmë tek Perëndinjeriu Jisu, himni
i engjëjve gjatë Lindjes së Tij për-
mbledh shpresën dhe fuqinë tonë për
neutralizimin e trazirës shumëformë-
she, që shtrihet, si një radioaktivitet i
rrezikshëm, në tokë; por edhe për ka-
përcimin e shqetësimit tonë personal.
Njëkohësisht, duke u bërë njeri i
Biri i Perëndisë, përcaktohen edhe
rrjedhojat bazë të veprës së Tij: Lavdia
dhe Paqja. Lavdi rnadhështisë hyjnore
të paanë dhe paqe mbi dhe. Nuk është
fjala thjesht për një urim, por për një
premtim thelbësor që i referohet shpë-
timit të krejt njeriut, i cili fillon me
mishërimin e Fjalës së Perëndisë, duke
pasur si perspektivë që të përfundojë
në fundin e historisë, “në fundin e bo-
tës”. Kjo paqe nuk varet nga konsul-
timet njerëzore dhe interesat vetjake
të të fuqishmëve. Ajo ka si pikënisje
Perëndinë e dashurisë. Ndaj, fraza e
parë është “lavdi Perëndisë në më të
lartat”. Eshtë fjala për ngjarjen
kryesore që lavdëron Perëndinë.
Në jetën e Krishtit, që arriti kulmin
në Kryq dhe në Ngjalljen e Tij, u zbulua
paqja poliedrike., që Ai i fal botës. Perë-
ndia, tek i Cili kemi mbështetur besi-
min, është “Perëndi i Paqes” (Filip. 4:9).
Paqja zë fill nga thellësia e qenies nje-
rëzore, për t’u bërë fuqia mirëbërëse që
qetëson mbarë botën. Paqja, të cilën
shpall Dhiata e Re, është shumëdime-
nsionale: personale, shoqërore dhe
njëkohësisht, shenjtëruese, totale,
eskatologjike.
Kuptimi i krishterë i paqes së bre-
ndshme është diçka më e thellë dhe më
e gjerë se qetësia e stoikëve apo nir­
vana e budistëve dhe nuk ka të bëjë fa­
re me apatinë për çka ndodh rreth nesh.
Ungjilli na zbuloi se e kundërta e paqes
nuk është lufta, por egoizmi, egoce­
ntrizmi personal, komunitar, kom-
bëtar, racial. Këtu gjendet rrënja e
kërcënimit të paqes dhe këtu duhet të
përqendrohet vëmendja dhe përpjekja
jonë.
Përvoja orthodhokse shpirtërore
nuk synon një paqe konvecionale, si-
përfaqësore, të kushtëzuar vetëm në di-
sa rajone, por paqen e plotë, me të tje-
rët, me veten tonë, me Perëndinë, me
mbarë krijesën.
B
T avdi Perëndisë në më të lartat e
mbi dhenë paqe”. Kohët e fundit,
në leksikun e njerëzve, të vegjël dhe të
mëdhenj, mbizotërojnë fjalët “terro-
rizëm”, “dhunë”, “luftë”. Por, me gjithë
interesimin e shumanshëm për sundi-
min e paqes, shumë deklarata ngjajnë
me maska që fshehin interesa vetjake.
Dhunimi më tragjik sot është dhunimi
i paqes aq të dëshiruar. Ndonjëherë e
ndjejmë veten të lodhur duke dëgjuar
për paqen e përbotshme të tradhëtuar
dhe të dhunuar. Gjithsesi, e përher-
shme mbetet dëshira e njerëzve për
bashkëjetesë paqësore. Dhe Kisha jonë
lutet vazhdimisht “për paqen e mbarë
botës”, “për paqen nga lart”. Paqja nuk
mund të sigurohet në mungesë të
Perëndisë. Këtë të vërtetë, shumë
njerëz në epokën e sotme, madje edhe
ndërmjet të të krishterëve, e harrojnë
lehtësisht.
Për të kremtuar më thelbësisht
festën e Krishtlindjeve, – tej urimeve
Detyrë imediate e të gjithë nere
që besojmë tek “Perëndia i pa­
qes”, që E lavdërojmë me him­
nin e engjëjve, është, së pari, të
jemi në brendësi paqësorë.
“Kërkoje paqen dhe ndiqe atë”

“Asgjë nuk është aq karak-
teristike për të krishterin, se sa
të luftojë për paqen; ndaj Zoti
na ka premtuar për këtë shpër-
blimin më të madh”
formale – duhet që ta pranojmë në jetën
tonë paqen, duke patur si udhërrëfyes
dhe frymëzues “Princin e Paqes” (Is.
9:16). Detyrë imediate e të gjithë neve
që besojmë tek “Perëndia i paqes”, që
E lavdërojmë me himnin e engjëjve,
është, së pari, të jemi në brendësi paqë-
sorë. “Kërkoje paqen dhe ndiqe atë”, na
nxit Davidi (Psalm. 33:15). “Rroni në
paqe; dhe Perëndia i dashurisë do të jetë
bashkë me ju” (II Korint. 13:11), kë-
mbëngul Apostull Pavli. Kjo është rru-
ga e sigurt, që të çon në përsosjen shpi-
rtërore: “Kërkoni paqe me të gjithë, dhe
shenjtërimin, se pa të, askush nuk do
ta shohë Perëndinë” (Hebr. 12:14).
Së dyti, duhet të jemi faktorë pa-
qeje. “Lum ata që sjellin paqe, se ata,
do të quhen bij të Perëndisë” (Matt. 5:9).
“Asgjë nuk është aq karakteristike për
të krishterin, se sa të luftojë për paqen,;
ndaj Zoti na ka premtuar për këtë
shpërblimin më të madh”, thotë Vasili
i Madh.
Ndaj, sa varet nga ne, le t’i mbajmë
marrëdhënie paqësore në të gjitha drej-
timet (“në është e mundur për aq sa
varet nga ju, bëni paqe me të gjithë
njerëzit” – Rom. 12:18). Gjithashtu, të
mos qëndrojmë pasivë ndaj tensioneve
dhe konflikteve që ndodhin rreth nesh
– në mjedisin tonë familjar, shoqëror
dhe fetar. Le të kontribuojmë me Çalën
e urtë, heshtjen domethënëse, me tërë
praninë tonë paqësore, në kapërcimin
e keqkuptimeve, në pajtimin e per-
sonave dhe grupeve.
Kryesisht, le të mos harrojmë se pa-
qja nuk mund të bëhet vetvetiu. Ajo ka
lidhje me vlera të tjera, të rëndësishme
të jetës; dhe, para së gjithash, me drej-
tësinë. Një botë e padrejtë, e paligj-
shme, nuk mund të presë paqe. Dëshira
e vërtetë për paqe në nivel mbarëbo-
tëror, lokal ose personal, shprehet me
përpjekjen për drejtësi. Por sot, paqja
dhe drejtësia kanë tashmë edhe një
tjetër emër: “zhvillim”. Dhe të gjithë ne,
që kemi mundësi, duhet të kontribu-
ojmë në zhvillimin e rajoneve më të va-
rfëra. Kur të tjerët, larg ose afër nesh,
janë të privuar nga gjërat më të ne-
vojshme për mbijetesë elementare, nuk
është e çuditshme që të orientohen në
drejtime të tjera dhe të adoptojnë pikë-
pamje të tjera, të rrezikshme, fetare
mbi rëndësinë e jetës dhe të vdekjes.
Dhe, sigurisht, nuk janë përgjegjës ve-
tëm ata për këtë orientim tragjik.
T avdi Perëndisë në më të lartat e
mbi dhenë paqe”. Vëllezër, në kë-
të të kremte të madhe të Kishës sonë,
le të përpiqemi më shumë për të kuptu-
ar lidhjen e paqes dhe besimit tek Perë-
ndia, lidhjen e paqes dhe drejtësisë, li­
dhjen e paqes me dashurinë dhe gëzi-
min. Le të bashkohemi më tepër me

“Princin e Paqes” të porsalindur. Dhe
le të kërkojmë të na japë paqen e Tij,
ashtu si Ai e shpalli dhe e jetoi. Në vend
të dhuratave të tjera dhe urimeve, le
të bëjmë përpjekje konkrete për ta
shtuar paqen brenda vetes, brenda
shtëpisë, në mjedisin ku rrojmë, në sho-
qëri, në vendin tonë. “Dhe paqja e Perë-
ndisë që kapërcen çdo mendje njerëzore
(që është e pakapshme për trurin nje-
rëzor) do të ruajë zemrat dhe mendjet
Në vend të dhuratave të tjera
dhe urimeve, le të bëjmë për-
pjekje konkrete për ta shtuar
paqen brenda vetes, brenda
shtëpisë, në mjedisin ku rroj-
më, në shoqëri, ne vendin tonë.
tuaja më Krishtin Jisu” (Filip. 4:7).
Krishtlindje të mbara, vëllezër! Le
të na mbush zemrat, shoqërinë, botën
me më shumë paqe, me paqe autentike!
Me dashuri të thellë më Zotin tonë Jisu
Krisht,
+Anastasi
Tiranë,Krishtlindje 2001