EmailFacebookKontakt

Me fuqi te riperterira, per te vazhduar punen e tij

Me fuqi të ripërtërira, për të vazhduar punën e tij

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gji- thë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, në fillim të muajit dhjetor 2004 iu nënshtrua një operacioni në gjëndrat tiroide, në spi- talin “Evangjelizmos” të Athinës. Operacioni u krye me sukses të plotë.

Më 1 janar 2005, Kryepiskopi kreu Liturgji- në Hyjnore në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindë- ses”, në Tiranë dhe më 3 janar kryesoi mble- dhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodho- kse Autoqefale të Shqipërisë.

Duke ndjekur terapinë përkatëse, Kryepisko

pi Anastas ka bashkërenduar të gjitha punët e Kishës dhe ato të veprimtarisë shkencore. Shëndeti i tij u rimëkëmb plotësisht dhe me fuqi të ripërtërira u kthye sot në Tiranë, për të vijuar punën e tij kishtare dhe shoqërore. Tiranë, 18 shkurt 2005.