Me dritën e Krishtit në shpirt
Ishin datat 14, 15 dhe 16 ato
që do të regjistronin seminarin
e parë kombëtar të priftëre-
shave dhe dhiakoneshave, i cili
u zhvillua në mjediset e semina-
rit teologjik të Shën Vla-
ishit, në Durrës.
Himni i Ngjalljes i kë-
nduar së bashku nga të
gjitha do të kumbonte gë-
zueshëm në mencën, ku u
shtrua dreka e mikpritjes.
Tre nga ditët e ndri-
tshme të Ngjalljes do t’i
kalonim së bashku.
Takimin e parë, atë të
mirëseardhjes, në pa-
sditen e ditës së enjte, do
ta bënim me drejtuesen e
seminarit treditor, Motrën
Galini. Drita e Ngjalljes së
Zotit tonë do ta ndriçonte
këtë takim.
Duke folur për rëndë-
sinë e takimit, për vetë
vlerat, përmbajtjen dhe
temat që do të trajtohe-
shin, ky takim do të shër-
bente shumë për ngritjen
tonë shpirtërore. Më pas, në
orën 16.30, do të ishte tema mbi
Priftërinë, që do të referohej
nga priftëresha Urani. Biseda
u zhvillua e gjatë, me pyetje e
përgjigje. Shumë pjesëmarrëse
shprehën mendimet e tyre,
ndjenjat, emocionet, kur priftë-
ria hyri në jetën e tyre.
Priftëresha Fotini do të va-
zhdonte më pas me temën:
“Ç ’thotë Shkrimi i Shenjtë për
jetën tonë?” Kjo temë hapi
diskutim të gjerë në të gjitha
pjesëmarrëset. Pastaj “takimi i
parë” me Ungjillin, mbresat nga
leximi i Shkrimit të Shenjtë.
Priftëresha Fotini shpjegoi disa
mënyra të leximit dhe studimit
të Shkrimit të Shenjtë, duke e
shoqëruar me materiale.
Në mbrëmje, të gjitha së ba
shku e bëmë mbylljen e ditës së
parë me Pasdarkën e vogël të
lexuar nga vetë priftëreshat.
Fillimi i ditës së premte do
të ishte mëngjesorja e zhvilluar
në Kishën e re të rindërtuar të
manastirit të Shën Vlashit, ku,
si në të gjithë Shqipërinë, mban
vulën e kujdesit e të kontributit
të Kryepiskopit tonë.
Më pas, Motra Galini vazhdoi
me studimin nga Bibla. Ushqi-
mi që marrim nga Ungjilli të jep
jetë, të rigjeneron shpirtin, të
kthjellon mendjen, të hap sytë.
Ja pse kemi nevojë për këtë stu-
dim. Aty është jeta jonë, Krishti
është në shpirtin tonë.
Në orën 9.00, priftëresha
Një foto e pjesëmarrëseve në mjediset e Shkollës Teologjike
Fotini me temën: “Periudha e
Pesëdhjetores”, do t’i bënte një
shpjegim të hollësishëm ku-
ptimit të të gjitha të dielave që
përmban kjo periudhë. Temat u
trajtuan për aktualitetin e tyre
dhe u ndoqën me shumë inhe
res. Pastaj priftëresha Urahi
me temën: “Roli i priftëresha-
ve”, do ngjallte shumë diskuti-
me.
Çdonjëra prej nesh do të
fliste për përgjegjësitë e të qenit
priftëreshë, detyrat, vështirësi-
në dhe gëzimin që ndienin në
këtë këndvështrim. Mbylljen e
paradites së kësaj dite do ta
bënte infermierja e Kryqit të
Kuq nga Greqia, znj. Dhimitra
me një temë për higjienën.
Pasditja e së premtes do të
hapej me temën shumë të bu-
kur, interesante dhe jetësore:
“Misteri i Martesës”. Motra
Galini i bëri një zbërthim të ho-
llësishëm kuptimit të këtij
misteri. Ky mister është i do-
mosdoshëm për të gjithë të kri-
shterët orthodhoksë. Vetëm kë-
shtu do të kemi një familje të
^shenjtë. Hiri i Perëndisë do ta
mbulojë atë.
Në orën 17.00 në Kishë u bë
mbrëmësorja.-e drejtuar nga At
Vasili.
Në orën 18.00 Priftëresha
Urani shpjegoi në referimin e
saj Liturgjinë Hyjnore, kupti-
min e rrugës që ndjek Liturgjia.
Më pas do të vinin çastet shu-
më prekëse, ku dhe lotët nuk
munguan. Një dhuratë simbo-
like në emër të priftëreshave
për motrën tonë të dashur
Priftëreshën Urani, që do
të largohet nga vendi ynë.
At Martini dhe Priftëre-
sha Urani dhanë një ndi-
hmesë të çmuar në rimë-
këmbjen e Kishës sonë:
Ishte një shembull për
kulturën e saj fetare, një
shembull për ne si priftë-
reshë dhe nënë. Ishte
pasdarka ajo që do ta
mbyllte këtë ditë.
Mëngjesi i së shtunës
filloi me Liturgjinë Hyjno-
re. Lutje nga shpirti dhe
falënderim nga zemra për
Perëndinë. Pas celebrimit
të kësaj meshe, At Justini
na përcolli mesazhin e
përshëndetjes të Kryepi
skopit tonë të dashur
Anastas. Dhe ne, aty në
Kishë, të mbuluara nga
hiri i Perëndisë ndjemë
praninë e hirësisë së tij. Dre-
jtuesi, që, me dritën e Krishtit,
e rimëkëmbi Kishën tonë ortho-
dhokse. Ndjemë fytyrën e ba-
rdhë, të ëmbël plot shpresë të
Kryebariut tonë. Ndjemë dorën
e ngrohtë. Atë dorë që ka
hirotonisur të gjithë bashkësho-
rtët tanë.
U larguam nga seminari me
mbresa e kujtime. Të mbushura
me gëzim dhe shpresë. Me
dritën e Krishtit në shpirt. Me
një mesazh të fortë: Edhe ne
gratë jemi dëshmi e ringjalljes
së Kishës sonë. Amin!
Priftëresha Julita Sharko