EmailFacebookKontakt

Më 12 shtator nisi mësimi në shkollat e Kishës sonë

Në atmosferë pune dhe përkushtimi ka nisur udhëtimin e këtij viti të ri mësimor çdo institucion arsimor parauniversitar i Kishës sonë. Më 12 shtator nisi dita e parë e shkollës me entuziazmin e nxënësve dhe mobilizimin e mësuesve. Kisha jonë e Shenjtë Orthodhokse i kushton shumë rëndësi misionit edukues për të gjitha grupmo- shat, ku një vend të veçantë zënë shkollat 9-vje- çare dhe shkollat e mesme kishtare. Me ndih- mën dhe fondet e mbledhura nga Kryepiskopi Anastas, në të gjithë Shqipërinë ndër vite janë hapur shkolla të ndryshme, ku vlen të përme- nden: shkolla 9-vjeçare shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, në Tiranë, shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë Dashurie”, pranë ki- shës së Shën Gjergjit, Durrës dhe në Gjiroka- stër, shkollat e mesme kishtare “Kryqi i Nde- ruar” në Gjirokastër dhe në Sukth të Durrësit dhe shkolla e mesme profesionale “Apostull Pavli”, në fshatin Mesopotam të Delvinës.

Sipas informacioneve që kemi marrë nga drejtuesit e këtyre shkollave mësuam se stafi ka punuar me përkushtim për përshtatjen me program bashkëkohor mësimdhënieje, ndërkohë që këtë

vit do stimulohen edhe më shumë nxënësit për të qenë më krijues në të gjitha veprimtaritë, për të rritur edhe më shumë standardin dhe cilësinë e rezultateve. Numri i regjistrimeve edhe për këtë vit ka qenë i kënaqshëm. Vlen të veçohet kërke- sat e larta që ka pasur shkolla e mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Sukth të Durrësit, ku numri i kërkesave të nxënësve për vitin e parë sivjet ka qenë më i larti se çdo vit tjetër.

Nxënësit e të gjitha shkollave të Kishës sonë janë pajisur me të gjithë librat dhe mjetet didak-

tike, duke pasur kushte shumë të mira, me kabi- nete të rregulluara dhe klasa me parametra mo- derne.

Shkollat e themeluara nën përkujdesjen dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryepiskopit Anastas kanë si synim jo vetëm të përgatisin profesionistë të aftë, por edhe njerëz me virtyte të larta, të cilët me ndihmën dhe besimin te Zoti, do të asistojnë në krijimin e një shoqërie të shëndetshme.

I. Koti