EmailFacebookKontakt

Mbretëria ime nuk është prej kësaj bote

Mbretëria ime nuk ështëprej kësaj bote

(Joani 18:33-40;19:1-37)

Pilati, pra, hyri përsëri në pretore dhe thirri Jisuin e i tha: Ti je mbreti i Judenjve? Jisui u për- gjigj: Prej vetiu e thua ti këtë, apo të tjerë të thanë për mua? Pilati u përgjigj: Mos jam unë Judeas? Kombi yt dhe kryepriftërinjtë të dorëzuan tek unë; ç’ke bërë? Jisui u përgjigj, Mbretëria ime nuk është prej kësaj bote; po të ishte prej kësaj bote mbretëria ime, shërbëtorët e mi do të përpi- qeshin, që të mos jepem në duart e Judenjve. Po tani mbretëria ime nuk është së këtejmi. Pilati pra i tha: Mbret je ti, pra? Jisui u për- gjigj: Ti po thua se unë jam mbret. Unë prandaj linda dhe prandaj erdha në botë, që të dëshmoj për të vërtetën. Kushdo që është prej së vërtetës, dëgjon zërin tim. Pilati i thotë: Ç’është e vërteta?

Edhe si tha këtë, doli përsëri te Judenjtë e u thotë atyre: Unë nuk gjej ndonjë faj tek ai. Po është zakon ndër ju, t’ju lëshoj juve një për pashkë. Doni pra t’ju lëshoj

mbretin e Judenjve? Atëherë të gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: Mos lësho këtë, po Bara- bain. Dhe Barabai ishte kusar.

Kreu 19

Atëherë pra Pilati mori Jisuin dhe e rrahu. Edhe ushtarët thurën një kurorë prej ferrash e ia vunë mbi krye, dhe i veshën një rrobë të kuqe. Edhe thoshin: Gëzohu, o mbret i Judenjve! Dhe i binin me shuplaka.

Pilati pra doli përsëri jashtë dhe u thotë atyre: Ja tek po jua sjell jashtë, që ta dini se asnjë faj nuk gjej tek ai. Jisui pra doli jashtë veshur me kurorën prej ferrash dhe rrobën e kuqe. Edhe Pilati u thotë atyre: Ja njeriu! Kur e panë atë kryepriftërinjtë dhe shërbëtorët, bërtitën duke thënë: Kryqëzoje, kryqëzoje. Pilati u thotë atyre: Merreni ju atë, dhe kryqëzojeni; sepse unë nuk gjej faj tek ai. Judenjtë iu përgjigjën: Ne kemi ligj, dhe sipas ligjit tonë ky duhet të vdesë, sepse e bëri veten e tij Bir të Perëndisë.

Pilati, pra, kur dëgjoi këtë fjalë, u frikësua më tepër. Edhe përsëri hyri në pretore, dhe i thotë Jisuit: Nga je ti? Po Jisui nuk i dha përgjigje. Pilati pra i thotë: Mua nuk më flet? Nuk e di ti se unë kam pushtet të të kryqëzoj, dhe kam

pushtet të të lëshoj? Jisui u përgjigj, Nuk do të kishe asnjë pushtet kundër meje, po të të mos ishte dhënë prej së larti; prandaj ai që më jep në duart e tua ka faj më të madh.

Që atëherë Pilati kërkonte ta lëshonte, po Judenjtë thërrisnin duke thënë: Në lëshofsh këtë, nuk je miku i Qezarit; gjithkush që bën veten e tij mbret, flet kundër Qezarit. Pilati pra kur dëgjoi këtë fjalë, solli jashtë Jisuin, dhe ndenji mbi fronin e gjyqit, që quhet Gurshtruar, dhe He- braisht Gabbata.

Edhe ishte pragu i pashkës, dhe ora rreth gjashtë; dhe u thotë Judenjve: Ja mbreti juaj. Por ata bërtitën: Ngrije, ngrije, kryqëzoje. Pilati u thotë atyre: Mbretin tuaj të kryqëzoj? Krye- priftërinjtë u përgjigjën: S’kemi tjetër mbret veç Qezarin. Atëherë ua dorëzoi atyre, që të kryqë- zohet. Edhe ata morën Jisuin, dhe e çuan.

Edhe Jisui duke mbajtur kryqin e tij doli në vendin që quhet vendi i Kafkës, që Hebraisht quhet Golgotj. Atje e kryqëzuan atë dhe dy të tjerë bashkë me të, andej e këtej, dhe Jisuin në mes.

Pilati shkroi edhe një titull, dhe e vuri mbi kryq; dhe ishte shkruar: Jisu Nazaretasi mbreti i Judenjve. Edhe këtë titull e kënduan shumë

prej Judenjve; sepse ishte shkruar Hebraisht, Greqisht dhe Latinisht. Edhe kryepriftërinjtë e Judenj- ve pra i thoshin Pilatit: Mos shkruaj: Mbreti i Judenjve, po se ai tha, Jam mbreti i Judenjve. Pilati u përgjigj: Atë që e shkrova e shkrova.

Ushtarët pra, pasi e kryqëzuan Jisuin, morën rrobat e tij, dhe i bënë katër pjesë, dhe pelerinën; dhe pelerina ishte e paqepur, endur e tëra që së sipërmi. Thanë pra në mes tyre: Le të mos e gri- sim atë, po le të hedhim short për të, kujt t’i bjerë; – që të përmbu- shet shkrimi që thotë: “Ndanë rrobat e mia në mes tyre, dhe shtinë short mbi pelerinën time”. Ushtarët pra këto bënë.

Edhe pranë kryqit të Jisuit ishin duke ndenjur e ëma dhe e motra e së ëmës së tij, Maria, gruaja e Klopait, dhe Maria Magdalena. Jisui pra kur pa të ëmën dhe nxënësin që donte duke ndenjur pranë, i thotë së ëmës:

Grua, ja yt bir. Pastaj i thotë nxënësit: Ja jot ëmë. Edhe nxënësi që atëherë e mori në shtëpinë e tij.

Pas kësaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan të gjitha, që të përmbushet shkrimi, thotë: Kam etje. Edhe ishte atje një enë plot me uthull; dhe ata mbushën një sfungjer me uthull, dhe e vunë mbi një hisop, e ia prunë në gojë. Jisui pra kur mori uthullën, tha: Mbaroi, dhe uli kryet e dha shpirtin.

Judenjtë pra, për të mos mbetur trupat mbi kryq për ditën e shtunë, sepse ishte e premte, – sepse ajo ditë e shtunë ishte e madhe, – iu lutën Pilatit t’u thyhen kërcinjtë e këmbëve, dhe të ngrihen andej. Erdhën pra ushtarët dhe thyen kërcinjtë e të parit dhe të atij tjetrit që u kryqëzua bashkë me të. Po kur erdhën tek Jisui dhe e panë se tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë. Por një nga ushtarët i shpoi brinjën me shtizë, dhe menjëherë i doli gjak dhe ujë. Edhe ai që pa dëshmoi, dhe dëshmia e tij është e vërtetë, dhe ai e di se thotë të vërtetën, që të besoni ju. Sepse këto u bënë që të përmbushet shkrimi: “Eshtër nuk do t’i thyhet”. Edhe përsëri një tjetër shkrim thotë: “Do të vështrojnë në atë që shpuan”.