EmailFacebookKontakt

Mbretëresha Pulkeria

Lindi në vitin 399. Ishte bija e mbretit Arkal (395-408) dhe motra e pasardhësit të tij, Shën Theodhosit II (29 korrik). Ky i fundit, meqënëse ishte i dobët nga karakteri, u udhëhoq dhe u edukua për administrimin nga Pulkeria, që ishte shumë e kulturuar, dinamike, e zgjuar dhe tepër shpresëtare, edhe pse qe vetëm dy vjet më e madhe se ai.

Në vitin 414 ajo u shpall edhe formalisht auguste. Për një farë kohe u tërhoq nga pallatet mbretërore, kur erdhi në konflikt me mbretëreshën Shën Evdhoqinë (13 gusht) me të cilën ishte martuar Theodhosi. U martua me Markianin e mençur, pasi ai i kishte premtuar se do të respektonte angazhimin e saj për të mbetur e virgjër. Shën Markiani (= i pastër), edhe pse rridhte nga një familje e varfër trakiote, bëri karierë në ushtri falë aftësive të tij. Ishte gjashtëdhjetë vjeç kur u martua me mbretëreshën Pulkeri (25.8.450), që ajo të mos qeveriste vetëm, si grua që ishte, perandorinë e pafundme, pas fjetjes (më 450) të perandorit Shën Theodhosit II.

Pulkeria krijoi “Pandidakterin” e famshëm, universitetin e Kostandinopojës (425), ndërtoi kisha të mrekullueshme, manastire dhe institucione humanitare dhe më 438 risolli lipsanin e shenjtë të Shën Krisostomit (13 nëntor). Gjithashtu ajo organizoi Sinodhin e Tretë Ekumenik në Efes (431) dhe së bashku me Markianin Sinodin e katërt në Halkidonë, në të cilin edhe asistuan.

Ajo fjeti e virgjër më 18 shkurt 435, kur mori pjesë si mbretëreshë e psalmave në të djathtë të Zotit (Psalm 44.10). Kremtohet vetëm më 10 shtator, ndërsa së bashku me “bashkëshortin” e saj më 17 shkurt. Markiani në fushën politike dhe ushtarake kishte suksese të shkëlqyera. I hoqi Bizantit barrën e taksës ndaj Atilës dhe zhvilloi fushata fitimtare. Tepër besimtar, ai i ndiqte litanitë duke ecur më këmbë – megjithë zakonin e deriatëhershëm – gjë filloi ta bëjë edhe Patriku shën Anatoli (9 korrik).

Vdiq papritur më 26 janar 457.