EmailFacebookKontakt

Mbretëresha Ollga (11 korrik)

Ajo ishte pararendësja e Krishterimit në Rusi. Me sa duket, ishte prej një familjeje me prejardhje të parëndësishme sllave ose skandinave. Ollga u martua në vitin 903, me Igorin, mbretin e Kievit, kryeqytetit të të gjitha principatave ruse të asaj kohe, i cili në 941 ndërmori një invazion, por pa sukses, kundër Konstandinopojës.

Pas vdekjes së tij në vitin 945, është ajo që qeveris mbretërinë e Kievit, duke qendruar si regjente e djalit të tyre dyvjeçar, Sviatosllavit. Çifligarja më e madhe e stepave, duke qenë shumë e zgjuar, mundi menjëherë me dinakëri të hakmerrej ndaj një fisi kryengritës, i cili kishte vrarë burrin e saj. Organizoi një pushtet central dhe kështu morën fund invazionet ndaj fiseve sllave të veçuara.

Gjithashtu, u kujdes për sigurimin e rrugëve tregtare, si dhe për fitimin e privilegjeve tregtare nëpër qendrat e Perandorisë Bizantine. Por, më kryesorja ishte se mori pagëzimin, që pavarësisht nga karakteri personal që kishte, shërbeu si shembull për nënshtetasit e saj dhe hapi rrugën për pranimin në shkallë kombëtare të Krishterimit, të cilin e futi (në 989), nipi i saj, mbreti Vladimir (15 korrik).

Burimet ndryshojnë përsa i përket bërjes të krishtere të saj. Ka shumë mundësi të ketë udhëtuar vetëm një herë dhe jo dy herë në Konstandinopojë, në vitin 957, për shkak të marrëveshjeve të suksseshme tepër favorizuese tregtare me Bizantët, por edhe pagëzohet, siç duket e tërhequr prej Krishtit, gjatë qendrimit të saj të gjatë atje.

Gjatë misterit u quajt Eleni, ashtu siç quhej dhe bashkëshortja e Perandorit Kostandin Porfirogjenit (913 – 959). Por ne mendojmë, se mund të kishte parasysh të parën perandore tjetër të krishtere, Elenin (21 maj).

Në kryeqendrën e Bizantit, u prit në bankete zyrtare në mënyrë të përsëritur nga mbreti i sipërpërmendur Porfirogjeni, sikundër shkruan dhe vetë ai. Ollga (ose Elga) dërgoi ambasadorë për zhvillimin e lidhjeve miqësore dhe politike edhe me mbretin e Frëngjve, Otonin. Fjeti në vitin 969.