Hapja e Seminarit
Orthodhoks më 7.2.1992
ishte një ngjarje e ma-
dhe si për studentët e
parë ashtu dhe për të
gjithë të krishterët dhe
Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipë-
risë. Perëndia më bëri të
denjë që edhe unë të
kisha nderin e madh të
isha një ndër studentët
e parë të këtij Seninari.
Gjatë këtyre 10 vje-
tëve në mendjen time
kanë mbetur të freskëta
shumë kujtime dhe
mbresa të pashlyeshme.
Për shumicën nga kjo
shkollë ishte një përvojë
krejt e re. Duke u njo-
hur me besimin Ortho
dhoks, vlerat dhe që-
llimin e tij ne u ndërgje-
gjësuam për misionin e
madh që Perëndia na
kishte ofruar. Dashuria,
përkushtimi dhe afrimi-
teti i pedagogëve tanë na
i lehtësonin vështirësitë,
të cilat në atë kohë ishin
të shumta dhe na fry-
mëzonin duke na dhënë
më shumë forca, besim
dhe shpresë për t’u bërë
përhapës të Fjalës së
Perëndisë, në të gjithë
vendin tonë.
Nga pishtari i ndezur
më 7 shkurt 1992 në ish
– kampin e punëtorëve
“Niko Bellojanis” çdo i
krtishterë dhe jo vetëm
ata kishin mundësinë që
të merrnin Dritën e
Ringjalljes, e cila nuk
perëndon kurrë.
Kur sjell në mendje
pedagogët e mi kujtoj
njëkohësisht edhe disa
nga karakteristikat da-
lluese të tyre, të cilat
janë për ne pika referimi
në metodologjinë e pu-
nës sonë. Kështu kujtoj
të lumurin Dhimitër
Beduli dhe Arqimandrit
Kristofor Stavropulos
për seriozitetin dhe për-
kushtimin në mësim-
dhënie, buzëqeshjen e të
lumurit Teodor Papa-
pavli dhe Jeromonak
Ignat Grigoriatit, gjallë-
rinë e profesor Nikolla
Braçiotit dhe At Markos
e kështu me radhë.
Dua të theksoj zellin
e bashkëstudentëve të
mi për të mësuar të vër-
tetën kristiane, që aq
shumë e kishim pritur.
Miqësia, çiltërsia dhe
bashkëpunimi ishin ele-
mentë, të cilët shfaqe-
shin në gjithë veprimet
dhe jetën e studentëve.
Për të arritur një përve-
tësim sa më të mirë të
mësimeve ne qëndronim
deri në orët e vona të na-
tës duke u konsultuar
me njëri – tjetrin për
tema të ndryshme. Bise-
dat shpirtërore në hollet
e hotelit pas shërbesës
së pasdarkës përbënin
për të gjithë ne burim re-
flektimi e frymëzimi.
Takimet e shpeshta me
Kryepiskopin Anastas,
shprehjet e Tij “Erdhi
ora e Zotit”, “Zoti është
me ne” etj. U bënë shpre-
sa dhe forca për rritjen
e besimit dhe perspe-
ktivës së Kishës sonë.
Sot, në këta 10 vjet,
Akademia Teologjike ka
arritur suksese të padi-
skutueshme në formi-
min dhe edukimin e pu-
nëtorëve të vreshtit të
Perëndisë. Kemi besim
të plotë se kjo fidanishte
do të bëhet rreze shprese
për sot dhe për të ardh-
men jo vetëm për të kri-
shterët, por për të gjithë
shqiptarët.
Maksim Çuko
Pedagog në
Akademinë Teologjike