Mbresa nga
një libër
Më 2 shkurt, Lidhja e Intele-
ktualëve dhe ajo e Rinisë Ortho
dhokse, organizuan një takim të
një lloji të veçantë. Besimtarë,
njerëz të moshave e profesioneve
të ndryshme, nxënës e studentë,
mësues e pedagogë, gazetarë të or-
ganeve të shtypit, të radios e stu
dios televizive lokale, si dhe anëta-
rë të Klubit të shkrimtarëve “Bota
e Re, mbushën plot e përplot katin
e poshtëm të Katedrales së re
“Ngjallja e Krishtit”. Qëllimi i ta-
kimit ishte prezantimi i librit të
Johan Vupës “Malli i Parajsës”. Ky
është libri i parë me poezi i këtij
autori, i cili ndërkohë pret botimin
e librit të tij të dytë me poezi, nga
shtëpia botuese “Illyricum”.
Referatin kryesor e mbajti Va
ngjel Simaku, mësues letërsie. Re-
feruesi vuri në dukje, se “Ky libër
i shkruar në vitet ’80 – ’90, dë-
shmon se sa i gjallë ishte besimi
në zemrat e besimtarëve tanë, ma-
dje edhe tek të rinjtë.” Ai vuri në
dukje tre motivet kryesore që e
përbëjnë këtë libër, siç janë: motivi
i shqetësimit qytetar, i dashurisë
njerëzore e Hyjnore, si dhe ai i ri-
ngjalljes së besimit. U theksua,
gjithashtu, ndikimi i poezisë së
Nolit e Poradecit, Kutelit e Ka-
daresë tek poezia e Vupës, e mbi
të gjitha, i asaj popullore.
Mbresa nga leximi i këtij libri
sollën edhe krijuesit e rinj të qy-
tetit tonë Orjeta Gllozheni dhe Ar
ben Zaçe. Pastaj, 5 vajza të reja
recituan, të duartrokitura ngro-
htësisht, mjaft poezi të vëllimit.
Këtij aktiviteti dinjitoz i bëri
jehonë edhe Radio-Korça dhe
televizioni lokal.
Korresp. i “Ngjalljes”
Fjeti Dhiakon Spiro