Më 1 korrik, në Kishën e Ungjillëzimit, u zhvillua një takim mes komuniteteve të krishtera dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Biblike, për të diskutuar mbi krijimin e Shoqërisë Biblike Shqiptare. Merrnin pjesë Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, në përfaqësi të Komunitetit Orthodhoks, Imzot Rrok Mirdita, episkop i Tiranës dhe Durrësit dhe Monsinjor Ivan Dias, Nunc Apostolik, në përfaqësi të Komunitetit Katolik, dy përfaqësues të grupeve protestante të pranishme në Shqipëri, Rev. Quanrud dhe Dr. Agim Hidi si dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Biblike Bertold dhe Hartberg.
Në fund u ra dakord nga të gjitha palët për krijimin e Shoqërisë Biblike Shqiptare dhe u gjet konsensus për projektstatutin e saj, që do të aprovohet nga Asambleja e Shoqatës, e cila do të jetë e përbërë nga përfaqësues të të gjithë komuniteteve të krishtera.
Korresp. i “Ngjalljes”