EmailFacebookKontakt

Mbledhje e “Syndesmos”-it

Nga 30 prill deri më 10 maj, në Iasi pranë Bukureshtit (Rumani), një qytet ky me tradita orthodhokse, u zhvillua konferenca e Syndesmos”-it, me temë “Shkëmbimi i eksperiencës në kurset e përgatitjes”.

Në këtë konferencë, veç pjesëmarrësve nga vende të Evropës Lindore, nga Finlanda e Anglia, morën pjesë dhe përfaqësues nga organizata jonë rinore orthodhokse “Bij të Dritës”.

Në takime të veçanta pjesëmarrësit diskutuan për organizimin e rinisë në vendet e tyre, e kryesisht për mënyrën e organizimit të kampeve rinore dhe pelegrinazheve, e theksuar kjo sidomos në Poloni.

Nga pjesëmarrësit u theksua domosdoshmëria e mbështetjes financiare të rinisë, duke kërkuar si zgjidhje për këtë hartimin e një projekti të veçantë.

Gjatë ditëve të konferencës u bënë vizita në disa nga manastiret e Rumanisë, sidomos në zonën e Moldavisë.

U zhvilluan gjithashtu takime me Hirësinë e Tij, mitropolitin Daniel, si dhe me një asket tepër të njohur, at Kleopan, takime që lanë mbresa të veçanta tek pjesëmarrësit, mbresa të cilat ata do t’i transmetonin, së bashku me gjithçka që morën nga kjo konference të Syndesmosit, tek të rinjtë orthodhoksë në vendet e tyre.

Andon Merdani