Mbledhje e përgjithshme e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
U festuan 50 vite shërbimi në Kishë të Kryepiskopit Anastas
Foto e përbashkët e pjesëmarrësve në mbledhjen e përgjithshme të klerikëve orthodhoksë të Shqipërisë.
Gjatë saj u festua edhe 50 – vjetori i dorëzimit në dhjak i Kryepiskopit Anastas.
Në datat 6 dhe 7 gusht në Manastirin e
Ri të Shën Vlashit u bë një mbledhje e për-
gjithshme e klerikëve të Kishës Ortho
dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo iu
dedikua rinovimit të tyre shpirtëror në-
përmjet shërbesave të përbashkëta, temave
të mbajtura nga Kryepiskopi e Mitropolitët,
diskutimeve e pyetjeve etj.
Në këto ditë u festua dhe një përvjetor i
veçantë dhe që solli gëzim mes pjesëma-
rrësve dhe urime të shumta: 50 – vjetori i
dorëzimit në dhjak i Kryepiskopit Anastas,
që do të shënonte nisjen e një rrugëtimi
shpirtëror të jashtëzakonshëm, brenda të ci-
lit duam të veçojmë mrekullinë e ringjalljes
së Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Takimi do të niste të premten, 6 gusht,
ora 18000, me Paraklisin e së Tërëshenjtës.
Pastaj, në orën 19,filloi mbledhja, me fja-
lën hyrëse të Kryepiskopit të Tiranës, Du-
rrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumtu-
risë së Tij Anastasit, që e merrte temën nga
Letra e dytë e Petros (1:10) “Prandaj, vë-
llezër, kujdesuni më tepër të siguroni thi-
rrjen dhe zgjedhjen tuaj”. Më pas Hirësia
e Tij Ignati, Mitropolit i Beratit, mbajti te-
mën “Transformimiynëpersonal”, ndërsa
Hirësi Joani, Mitropolit i Korçës, mbajti
temën, që lidhej me përvjetorin e dorëzimit
që kremtonte Kryepiskopi Anastas “50 vite
shërbimi: Shembullpër t’u imituar”.
Të nesërmen, 7 gusht, takimi vazhdoi pas
Liturgjisë Hyjnore, me referatin e Hirësi
Dhimitrit, Mitropolit i Gjirokastrës, me temë
“Shërbimi priftëror”. Më pas u vazhdua të
ndarë në disa grupe, me diskutime rreth
temave dhe problemeve që dalin në kisha.
Përfundimet e takimit, në seancën e fundit,
u bënë nga Fortlumturia e Tij Anastasi.
(Në faqen 7, lexoni temën e mbajtur nga Hirësi
Ignati “Transformimiynëpersonal”)