FRANCË
Mbledhje e komitetit miks orthodhokso-protestant
Komiteti miks i dialogut teologjik orthodhokso-protestant pati takimin e tij të dytë vjetor në Paris, nën drejtimin e përbashkët të episkopit Pavël dhe pastorit Daniel Burzhet.
Komiteti mori në shqyrtim një çështje të rëndësishme të diskutimit ekumenik të tanishëm, atë të Misterit të Kishës, duke u nisur nga përcaktimet e Simbolit të Besës të aprovuar në Sinodin e Nikesë: “Në një Kishë, të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike”.
Ndër të tjera, u theksua se asnjëherë roli i Kishës nuk ka humbur edhe në raste të tilla kur ajo është mbyllur apo shkatërruar për një kohë të gjatë (siç është rasti i Shqipërisë), por ka qenë i gjallë, me gjithë vështirësitë.