Mbledhja e Apostujve
30 qershor
Justiniani I (527-565) ndërtoi gjatë viteve 536-546 kishën
e tij të famshme të Apostujve, që ishte kryevepra e dytë e Bizantit
pas Shën Sofisë! Pas rënies së Konstandinopojës (1453) u bë
Kishë Patriarkale, por sulltan Mehmeti II (1451-1481) e shembi.
Në portën e kishës ishin skalitur emrat e të Dymbëdhjetëve
dhe se si u martirizua secili.