Pendimi, kjo dhuratë Perëndie, shfaqet dukshëm në jetën e Kishës përmes tri shprehjeve karakteri- stike: liturgjia, misteri i rrëfimit, dhurata e lotëve. Pendimi përjeto- het me një forcë më të veçantë në misterin e rrëfimit. Kuptimi i këtij misteri është i përmbledhur shumë mirë në fjalët e shkurta që prifti i drejton birit apo personit që rrëfe- het: “Ja biri im, Krishti është i pra- nishëm padukurisht për të dëgju- ar rrëfimin tënd\ Mos ki turp, mos ki frikë, dhe mos fshih asgjë; por pa ngurrim, më thuaj gjithë çfarë ke bërë, që të marrësh faljen nga Zoti ynë Jisu Krisht. Ja, para nesh kemi ikonën e tij; unë jam vetëm një dëshmitar, për të dëshmuar para Tij për gjithë çfarë do të më thuash. Nëse më fsheh diçka, do ta mbash dyfish mëkatin. Derisa erdhe te mjeku kujdes pra, të mos largohesh pa u shëruar.”
Duke e perifrazuar këtë fjalë atërore, shën Tikhoni i Zadonskut (1724-1783) shkruan: “Kur prifti jep informacion mbi misterin e irëfimit ai do duhet t’i flasë birit kështu: “Biri im, ti i rrëfehesh Pe- ^ ‘;së, i Cili ësbtë i pakënaqur nga çdo r; t; dhe unë shërbëtori i Tij jam dcsm.-ar i padenjë i pendimit
tënd. Mos fshih asgjë, mos ki as turp e as frikë, sepse nuk ka tjetër njeri veç ne të tre, ti, unë dhe Pe- rëndia para të Cilit ke mëkatuar, që njeh gjithë mëkatet e tua dhe di si i ke bërë ato. Perëndia është kudo, atje ku ti ke folur ose ke bërë diçka të keqe, Ai ishte atje dhe dinte gjithçka; dhe Ai është tani me ne këtu dhe pret fjalë pendimi dhe rrëfimi. Ti gjithashtu i njeh mëkatet e tua: mos ki turp të flasësh për sa ke bërë. Dhe unë që jam këtu, jam një mëkatar si ti; kështu mos ki turp të rrëfesh në praninë time mëkatet e tua.”
“Përderisa erdhe te mjeku”, thotë prifti. Në rrëfim, duhet të shi- kojmë Krishtin-gjykatës që na çli- ron nga mallkimi; por gjithashtu duhet ta shikojmë Krishtin-mjek që restauron atë që është thyer dhe ripërtërin jetën. Miseri nuk duhet menduar vetëm si gjyq, por edhe shërues. Mbi të gjitha, rrëfimi është një mister shërimi dhe si i tillë në disa komentues liturgjikë bizantinë, rrëfimi dhe vajosja e të sëmurëve janë konsideruar jo si mistere më vete, por si dy aspekte plotësuese të një “misteri” të vetëm si ai i shë- rimit. Ajo çka ne kërkojmë në
rrëfim është shumë më tepër se një falje e jashtme, ‘formale’; është mbi të gjitha shërim i plagëve të the- lla shpirtërore. Ne sjellim para Krishtit jo vetëm mëkate specifike, por gjendjen e mëkatit tek ne, d.m.th. një prishje të thellë të natyrës sonë, e cila nuk mund të shprehet plotë- sisht me fjalë e që duket se i shpë- ton ndërgjegjes dhe vullnetit tonë. Për këtë kërkojmë shërim. Si një mister shërimi, rrëfimi nuk është as- pak një domosdoshmëri e mundim- shme, një disiplinë që na imponojnë autoritetet e Kishës, por një veprim plot gëzim dhe hir shpëtues. Nëpër- mjet rrëfimit, mësojmë që Perëndia është me të vërtetë “shpresa e të dëshpëruarve”, siç thotë liturgjia e shën Vasilit. “Nuk ka tjetër veç ne të tre”- prifti, biri dhe Krishti mjek. Çfarë bën secili nga këta persona? Veprimi i kujt është më i rëndësi- shëm? Shumë njerëz priren të vënë theksin mbi atë çka prifti bën, kë- shillat dhe inkurajimet e tij; dhe nëse prifti nuk flet me elokuencë apo thotë diçka të papritur, ata mendojnë se pak ose asgjë nuk u krye. Shpesh mendojnë se duhet të jenë thellësisht të prekur në planin emocional, edhe pse pendimi nuk
është një çështje emocioni. Përveç kësaj, ngaqë vendosin theksin krye- sor tek përpjekjet e tyre, e shikojnë rrëfimin nën një atmosferë trishtimi dhe dekurajimi, si një dush të ftohtë, diçka të nevojshme por jo të kënd- shme që duhet bërë sa më shpejt. Realisht, veprimi më i rëndësishëm nuk është ai i priftit, apo i birit, por ai i Perëndisë. Megjithëse i kërko- het të^ërgatitet më përpara nga një ekzaminim i ndërgjegjes, biri shkon në rrëfim duar bosh, i pafuqishëm, pa pretenduar të shërohet vetë, por i kërkon dikujt tjetër ta shërojë. Dhe ky person tjetër prej të cilit kërkon ndihmë, nuk është prifti, por Perëndia.
Peshkop Kalistos Ware
Përktheu: Eleni Pani (vijon në numrin e ardhshëm)
Pendimi, kjo dhuratë Perëndie,
shfaqet dukshëm në jetën e Kishës
përmes tri shprehjeve karakteri-
stike: liturgjia, misteri i rrëfimit,
dhurata e lotëve. Pendimi përjeto-
het me një forcë më të veçantë në
misterin e rrëfimit. Kuptimi i këtij
misteri është i përmbledhur shumë
mirë në fjalët e shkurta që prifti i
drejton birit apo personit që rrëfe-
het: “Ja biri im, Krishti është i pra-
nishëm padukurisht për të dëgju-
ar rrëfimin tënd\ Mos ki turp, mos
ki frikë, dhe mos fshih asgjë; por
pa ngurrim, më thuaj gjithë çfarë ke
bërë, që të marrësh faljen nga
Zoti ynë Jisu Krisht. Ja, para nesh
kemi ikonën e tij; unë jam vetëm
një dëshmitar, për të dëshmuar
para Tij për gjithë çfarë do të më
thuash. Nëse më fsheh diçka, do
ta mbash dyfish mëkatin. Derisa
erdhe te mjeku kujdes pra, të mos
largohesh pa u shëruar.”
Duke e perifrazuar këtë fjalë
atërore, shën Tikhoni i Zadonskut
(1724-1783) shkruan: “Kur prifti
jep informacion mbi misterin e
irëfimit ai do duhet t’i flasë birit
kështu: “Biri im, ti i rrëfehesh Pe-
^ ‘;së, i Cili ësbtë i pakënaqur nga
çdo r; t; dhe unë shërbëtori i Tij
jam dcsm.-ar i padenjë i pendimit
Mbi misterin e rrëfimit
tënd. Mos fshih asgjë, mos ki as
turp e as frikë, sepse nuk ka tjetër
njeri veç ne të tre, ti, unë dhe Pe-
rëndia para të Cilit ke mëkatuar,
që njeh gjithë mëkatet e tua dhe di
si i ke bërë ato. Perëndia është ku
do, atje ku ti ke folur ose ke bërë
diçka të keqe, Ai ishte atje dhe dinte
gjithçka; dhe Ai është tani me ne
këtu dhe pret fjalë pendimi dhe
rrëfimi. Ti gjithashtu i njeh mëkatet
e tua: mos ki turp të flasësh për sa
ke bërë. Dhe unë që jam këtu, jam
një mëkatar si ti; kështu mos ki
turp të rrëfesh në praninë time
mëkatet e tua.”
“Përderisa erdhe te mjeku”,
thotë prifti. Në rrëfim, duhet të shi-
kojmë Krishtin-gjykatës që na çli-
ron nga mallkimi; por gjithashtu du
het ta shikojmë Krishtin-mjek që
restauron atë që është thyer dhe
ripërtërin jetën. Miseri nuk duhet
menduar vetëm si gjyq, por edhe
shërues. Mbi të gjitha, rrëfimi është
një mister shërimi dhe si i tillë në
disa komentues liturgjikë bizantinë,
rrëfimi dhe vajosja e të sëmurëve
janë konsideruar jo si mistere më
vete, por si dy aspekte plotësuese
të një “misteri” të vetëm si ai i shë-
rimit. Ajo çka ne kërkojmë në
rrëfim është shumë më tepër se një
falje e jashtme, ‘formale’; është
mbi të gjitha shërim i plagëve të the-
lla shpirtërore. Ne sjellim para
Krishtit jo vetëm mëkate specifike,
por gjendjen e mëkatit tek ne, d.m.th.
një prishje të thellë të natyrës sonë,
e cila nuk mund të shprehet plotë-
sisht me fjalë e që duket se i shpë-
ton ndërgjegjes dhe vullnetit tonë.
Për këtë kërkojmë shërim. Si një
mister shërimi, rrëfimi nuk është as-
pak një domosdoshmëri e mundim-
shme, një disiplinë që na imponojnë
autoritetet e Kishës, por një veprim
plot gëzim dhe hir shpëtues. Nëpër-
mjet rrëfimit, mësojmë që Perëndia
është me të vërtetë “shpresa e të
dëshpëruarve”, siç thotë liturgjia e
shën Vasilit. “Nuk ka tjetër veç ne
të tre”- prifti, biri dhe Krishti mjek.
Çfarë bën secili nga këta persona?
Veprimi i kujt është më i rëndësi-
shëm? Shumë njerëz priren të vënë
theksin mbi atë çka prifti bën, kë-
shillat dhe inkurajimet e tij; dhe
nëse prifti nuk flet me elokuencë
apo thotë diçka të papritur, ata
mendojnë se pak ose asgjë nuk u
krye. Shpesh mendojnë se duhet të
jenë thellësisht të prekur në planin
emocional, edhe pse pendimi nuk
është një çështje emocioni. Përveç
kësaj, ngaqë vendosin theksin krye-
sor tek përpjekjet e tyre, e shikojnë
rrëfimin nën një atmosferë trishtimi
dhe dekurajimi, si një dush të ftohtë,
diçka të nevojshme por jo të kënd-
shme që duhet bërë sa më shpejt.
Realisht, veprimi më i rëndësishëm
nuk është ai i priftit, apo i birit, por
ai i Perëndisë. Megjithëse i kërko-
het të^ërgatitet më përpara nga një
ekzaminim i ndërgjegjes, biri shkon
në rrëfim duar bosh, i pafuqishëm,
pa pretenduar të shërohet vetë, por
i kërkon dikujt tjetër ta shërojë. Dhe
ky person tjetër prej të cilit kërkon
ndihmë, nuk është prifti, por
Perëndia.
Peshkop Kalistos Ware
Përktheu: Eleni Pani
(vijon në numrin e ardhshëm)