(Vijon nga numri i kaluar)
I pajisur me autoritetin për të lidhur dhe zgjidhur, për të refuzuar e për të dhënë faljen, ati ka një përgjegjësi të madhe. Megjithatë roli i tij është i kufizuar. Rrëfimi, ashtu siç kemi thënë, kryhet tek Zoti dhe prej Tij vjen falja. “Nuk jam veçse një dëshmitar” thotë prifti ose” një mëkatar si ti”. Në çastin e dhënies së faljes, kur rrëfyesi vë dorën mbi kokën e birit, në një farë mënyre prifti është në vendin e Zotit, ndërsa në pjesën e parë të aktit sakramental, ai është si një shoqërues i birit, si një “mëkatar” që ka edhe ai nevojë për falje.
Shërimi që ne përjetojmë gjatë misterit të rrëfimit merr formën e pajtimit. Këtë na e zbulon edhe lutja e faljes: “Mos e ndaj nga Kisha jote e shenjtë, katholike dhe apostolike, por bashkoje me tufën e deleve të tua.” Ashtu si na mëson edhe shëmbëlltyra e plangprishësit, mëkati është një syrgjynosje, një poshtërim, një përjashtim, ose më
mirë të themi një vetëpërjashtim nga familja. Ashtu siç thotë edhe Aleksei Khomiakov (+1860): “Kur një nga ne bie, ai bie vetëm. “Të pendohesh, do të thotë të kthehesh në shtëpi, nga izolimi në komunitet, të riintegrohesh në familje. Dhurata e lotëve zë një vend të rëndësishëm në traditën shpirtërore të Lindjes së krishterë. Teologjia e lotëve luan një rol domethënës në mësimin e shën Joanit të Shkallës, shën Isaak Sirianit e shën Simeonit, Theologu iRi.
Për shën Joanin e Shkallës, lotët përfaqësojnë një ripërtëritje të hirit të pagëzimit: “Është më i madh se vetë pagëzimi, ky burim lotësh që vjen pas pagëzimit.(…) Ashtu siç marrim të gjithë pagëzimin në fëmi- ni, më pas e njollosim, por nëpër- mjet lotëve e ripërtërijmë pastërtinë e mëparshme.” Shën Isaak Siriani i konsideron lotët si kufiri vendimtar midis gjendjes “trupore” e asaj “shpirtërore”, si pikë kalimi midis kohës së tanishme dhe të përjet-
shmes. Fëmija i sapolindur qan kur vjen në botë; po kështu edhe i krishteri qan kur rilind në shekullin që do të vijë.
Shën Simeoni, Theologu i Ri, vlerëson se kurrë nuk duhet të marrim kungimin pa derdhur lotë. Dhe sipas dishepullit të tij, Nikita Ste- haos, lotët mund të restaurojnë vir- gjërinë e humbur. Ka shumë lloj lotësh dhe është e rëndësishme të dallojmë midis lotëve sensualë dhe atyre shpirtërorë. Të parët janë emo- cionalë dhe lidhen me pasionet, frytet e zemërimit, të inatit, smirës apo nxehje nervoze, të dytët “asketikë”. Ashtu si e tregon edhe emri i tyre janë rezultat i hirit hyjnor dhe lidhen me lutjen. Lotët sensualë shprehin trishtimin tonë tokësor që jetojmë në një botë të rënë e të pri- shur që shkon drejt vdekjes. Lotët shpirtërorë na çojnë në jetën e re të ngjalljes. Shën Grigori i Nisës thotë se lotët janë si gjaku që rrjedh nga plagët e shpirtit tonë, në shka- llën më të lartë ato tregojnë spiritu-
alitetin e shqisave tona dhe përbën një aspekt të shpërfytyrimit total të njeriut nga hiri hyjnizues.
Plot mundim, por edhe me gë- zim, pendimi shpreh tensionin kri- jues, që ka depërtuar gjithmonë në jetën e krishterë dhe që shën Pavli e ka përshkruar në mënyrën e më- poshtme: “Ne mbajmë kudo dhe gjithmonë në trupin tonë vuajtjet e vdekjes së Jisuit, që jeta e Tij të shfaqet në ne (…); si njerëz që vde- sin, porja, jemi të gjallë; të trishtuar, por gjithmonë të gëzuar” (2 Kor.4,10;6,9-10).
Jeta’me pendim të vazhdue- shëm është në të njëjtën kohë përjetim i Gjetsemanisë dhe Shpër- fytyrimit, e Kryqit dhe e Ngjalljes. Një gjendje e brendshme që shën Joani i Shkallës e përmbledh me këto fjalë: “Ai që ka veshur rrobën nusërore, hidhërimin e lumur dhe plot me hir, e njeh qeshjen shpirtë- rore të shpirtit.”
Përktheu: Eleni Pani
Mbi Misterin e Rrëfimit
(Vijon nga numri i kaluar)
I pajisur me autoritetin për të
lidhur dhe zgjidhur, për të refuzuar
e për të dhënë faljen, ati ka një
përgjegjësi të madhe. Megjithatë roli
i tij është i kufizuar. Rrëfimi, ashtu
siç kemi thënë, kryhet tek Zoti dhe
prej Tij vjen falja. “Nuk jam veçse
një dëshmitar” thotë prifti ose” një
mëkatar si ti”. Në çastin e dhënies
së faljes, kur rrëfyesi vë dorën mbi
kokën e birit, në një farë mënyre
prifti është në vendin e Zotit,
ndërsa në pjesën e parë të aktit
sakramental, ai është si një
shoqërues i birit, si një “mëkatar”
që ka edhe ai nevojë për falje.
Shërimi që ne përjetojmë gjatë
misterit të rrëfimit merr formën e
pajtimit. Këtë na e zbulon edhe
lutja e faljes: “Mos e ndaj nga
Kisha jote e shenjtë, katholike dhe
apostolike, por bashkoje me tufën
e deleve të tua.” Ashtu si na mëson
edhe shëmbëlltyra e plangprishësit,
mëkati është një syrgjynosje, një
poshtërim, një përjashtim, ose më
mirë të themi një vetëpërjashtim
nga familja. Ashtu siç thotë edhe
Aleksei Khomiakov (+1860): “Kur
një nga ne bie, ai bie vetëm. “Të
pendohesh, do të thotë të kthehesh
në shtëpi, nga izolimi në komunitet,
të riintegrohesh në familje. Dhurata
e lotëve zë një vend të rëndësishëm
në traditën shpirtërore të Lindjes së
krishterë. Teologjia e lotëve luan
një rol domethënës në mësimin e
shën Joanit të Shkallës, shën Isaak
Sirianit e shën Simeonit, Theologu
iRi.
Për shën Joanin e Shkallës, lotët
përfaqësojnë një ripërtëritje të hirit
të pagëzimit: “Është më i madh se
vetë pagëzimi, ky burim lotësh që
vjen pas pagëzimit.(…) Ashtu siç
marrim të gjithë pagëzimin në fëmi-
ni, më pas e njollosim, por nëpër-
mjet lotëve e ripërtërijmë pastërtinë
e mëparshme.” Shën Isaak Siriani
i konsideron lotët si kufiri vendimtar
midis gjendjes “trupore” e asaj
“shpirtërore”, si pikë kalimi midis
kohës së tanishme dhe të përjet-
shmes. Fëmija i sapolindur qan kur
vjen në botë; po kështu edhe i
krishteri qan kur rilind në shekullin
që do të vijë.
Shën Simeoni, Theologu i Ri,
vlerëson se kurrë nuk duhet të ma
rrim kungimin pa derdhur lotë. Dhe
sipas dishepullit të tij, Nikita Ste-
haos, lotët mund të restaurojnë vir-
gjërinë e humbur. Ka shumë lloj
lotësh dhe është e rëndësishme të
dallojmë midis lotëve sensualë dhe
atyre shpirtërorë. Të parët janë emo-
cionalë dhe lidhen me pasionet,
frytet e zemërimit, të inatit, smirës
apo nxehje nervoze, të dytët
“asketikë”. Ashtu si e tregon edhe
emri i tyre janë rezultat i hirit hyjnor
dhe lidhen me lutjen. Lotët sensualë
shprehin trishtimin tonë tokësor që
jetojmë në një botë të rënë e të pri-
shur që shkon drejt vdekjes. Lotët
shpirtërorë na çojnë në jetën e re
të ngjalljes. Shën Grigori i Nisës
thotë se lotët janë si gjaku që rrjedh
nga plagët e shpirtit tonë, në shka-
llën më të lartë ato tregojnë spiritu-
alitetin e shqisave tona dhe përbën
një aspekt të shpërfytyrimit total të
njeriut nga hiri hyjnizues.
Plot mundim, por edhe me gë-
zim, pendimi shpreh tensionin kri-
jues, që ka depërtuar gjithmonë në
jetën e krishterë dhe që shën Pavli
e ka përshkruar në mënyrën e më-
poshtme: “Ne mbajmë kudo dhe
gjithmonë në trupin tonë vuajtjet e
vdekjes së Jisuit, që jeta e Tij të
shfaqet në ne (…); si njerëz që vde-
sin, porja, jemi të gjallë; të trishtuar,
por gjithmonë të gëzuar” (2
Kor.4,10;6,9-10).
Jeta’me pendim të vazhdue-
shëm është në të njëjtën kohë
përjetim i Gjetsemanisë dhe Shpër-
fytyrimit, e Kryqit dhe e Ngjalljes.
Një gjendje e brendshme që shën
Joani i Shkallës e përmbledh me
këto fjalë: “Ai që ka veshur rrobën
nusërore, hidhërimin e lumur dhe
plot me hir, e njeh qeshjen shpirtë-
rore të shpirtit.”
Përktheu: Eleni Pani