“Liturgjia Hyjnore është me të vërtetë shërbimi i qiellit mbi tokë, gjatë të cilit Perëndia vetë, në një mënyrë të veçantë, të menjëher- shme dhe të afërt, është i prani- shëm dhe banon me njerëzit, duke qenë vetë Ai Kremtuesi i paduk- shëm që blaton dhe blatohet. Nuk ka mbi tokë ndonjë gjë më të shenj- të, më madhështore, më të madhe, më solemne, më jetëdhënëse se Li- turgjia. Kisha, në këtë çast, bëhet një qiell tokësor; ata që kremtojnë përfaqësojnë vetë Krishtin, engjëjt, Keruvimet, Serafimet dhe apostujt. Liturgjia është madhështia pafu- ndësisht e përsëritur e dashurisë së Perëndisë për njerëzit, e ndërhyrjes së Tij të gjithëfuqishme për shpëti- min e mbarë botës dhe të çdo anë-
tari në veçanti: dasma e Qengjit, dasma e Birit të Mbretit, ku çdo shpirt që beson është e fejuara e Birit të Perëndisë; dhe është Fryma që e sjell të fejuarën. Oh, sa shumë duhet të përgatitemi, të pastrohemi, të lartësojmë shpirtin që të marrim pjesë në Liturgji, që të mos rreshto- hemi me ata që nuk e kishin rrobën e dasmës, por kishin një veshje të ndotur nga pasionet, të cilët u ho- dhën këmbë e duar të lidhur jashtë nusërores, në errësira.
Por sot, për fat të keq, shumë nje- rëz nuk marrin pjesë në Liturgjinë Hyjnore. Disa shkojnë thjesht nga zakoni, dhe ka nga ata që shkuan dhe nuk e lartësuan dhe as e pastru- an zemrën e tyre. Kur Zoti zbriti në malin Sina, populli hebre kishte ma- rrë urdhër të përgatitej që më për-
para dhe të pastrohej. Në Liturgjinë Hyjnore, kemi më shumë se zbritjen e Perëndisë në malin Sina: këtu, para nesh kemi fytyrën e vetë Pe- rëndisë, i Cili e dha Ligjin. Kur Zoti iu shfaq Moisiut në ferrën e zjarrtë, e urdhëroi të hiqte sandalet nga këmbët. Këtu, kemi një shfaqje të Perëndisë e cila është edhe më e lartë se ajo në Horeb: atje ishte ve- tëm fytyra, ndërsa këtu realisht Perëndia.
Oh, sa të lidhur jemi me gjërat e tokës! As edhe një orë të vetme nuk ia kushtojmë Perëndisë! Edhe gjatë Liturgjisë Hyjnore, qiellore, e lëmë veten të mendojë, të ëndërro- jë për gjërat e botës, dhe ndonjëhe- rë, e rëndojmë me imazhe të papa- stra; ndërkohë që duhet të luteshim me zjarr, të meditonim pa ndër-
prerje mbi këtë mister, të pendohe- shim për mëkatet, të dëshironim me zell të pastrat, të shenjtëruarat, të ndriçuarat dhe të forcuarat në je- tën shpirtërore si dhe përmbushjen e urdhërimeve të Krishtit; të luteshim për të gjallët dhe për të fjeturit. Pasi Liturgjia është një sakrificë paqësimi, i veprimit të hirit, të lav- dërimit dhe ndërmjetimit. O ma- dhështi e Liturgjisë! Kujtojmë, jo jetën e një njeriu të madh, por Pe- rëndinë e mishëruar, i Cili vuajti dhe vdiq për ne, që u ngjall, që u ngjit në qiej dhe do të vijë për të gjykuar botën e tërë.
Shkenca e shkencave, është të fitojmë mbi mëkatin që banon tek ne, ose mbi pasionet që veprojnë tek ne…”.
Përktheu Eleni Pani