Mbi leximin e Ungjillit
Nga
Shën Ignat Briançaninov
Kur lexon Ungjillin mos kërko
kënaqësinë, as mendime të mreku-
llueshme; kërko të zbulosh në më-
nyrë të sinqertë të Vërtetën e She-
njtë. Mos u kënaq nga një lexim që
nuk sjell fryt; përpiqu të zbatosh
porositë, lexo me kapituj. Si libër i
jetës që është, duhet lexuar ejetuar.
Mos mendo se është pa arsye që
Ungjilli fillon me atë të Mateut dhe
përfundon me Joanin. Mateu më-
son më shumë mënyrën e përmbu-
shjes së vullnetit hyjnor dhe porositë
iu drejtohen atyre që fillojnë të ndje-
kin udhën e Perëndisë. Joani para-
qet mënyrën e bashkimit të Perë-
ndisë me njeriun e ripërtërirë nga
urdhërimet dhe kjo iu drejtohet aty
re që përparojnë në udhën e Perë-
ndisë. Kur hap Ungjillin e Shenjtë
kujto se ai vendos për përjetësinë
tënde. Në bazë të tij do të gjykohe-
mi dhe nga qëndrimi ynë kundrejt
tij këtu në tokë ne do të marrim ose
përjetësinë, ose ndëshkimin e për-
jetshëm. Perëndia zbuloi vullnetin
e Tij tek një kokërrizë pluhuri e pa-
gjithmonë. Ki një dispozitë të tillë
në shpirt, që të bëhesh i aftë të ma-
rrësh shërimin. Janë të aftë ta ma-
rrin atë vetëm ata që janë të ndër-
gjegjshëm për gjendjen e tyre më-
katare dhe janë të vendosur të he-
qin dorë prej saj. Zoti nuk është i
nevojshëm për krenarin dhe gjoja
të drejtin, pra për mëkatarin që nuk
shikon gjendjen e tij. Të shikosh
mëkatet, rënien në të cilën gjendet
gjinia njerëzore, është një dhuratë
prej Perëndie. Lutju Zotit që të ke-
mi këtë dhuratë dhe libri i-Mjekut
qiellor-Ungjilli- do të bëhet më i
kuptueshëm. Përpiqu të asimilosh
me frymë e zemër Ungjillin, që fry-
ma jote të notojë tek ai, pra të jeto-
jë në të; atëherë veprimtaria jote
do të përputhet shumë shpejt me
Ungjillin. Por kjo arrihet nga leximi
i pandërprerë e i devotshëm, nga
studimi i tij. Shën Pahomi i madh,
një nga etërit e vjetër më të ndrit-
shëm, e dinte përmendsh Ungjillin
dhe i detyronte dishepujt e tij -falë
një zbulimi hyjnor ta mësonin për-
mendsh atë. Kështu Ungjilli i sho-
qëronte kudo dhe i drejtonte vazh-
dimisht. Përse pra edukuesit e kri-
shterë të ditëve tona nuk e zbuku-
rojnë të mësuarin e fëmijëve të pa-
fajshëm me Ungjillin, për më tepër
e mbingarkojnë me kotësi? Çfarë
lumturie, pasurie të mësosh Ungji
llin përmendsh! Është e pamundur
të parashikosh pengesat dhe fatke-
qësitë që mund të na ndodhin gjatë
gjithëjetës sonë tokësore. Kur Un
gjilli i përket mendjes sonë, lexohet
nga i verbri, shoqëron të burgosu-
rin, flet me bujkun në fushë, drejton
gjykatësin në vendimmarrje, udhë-
heq në tregti, gëzon të sëmurin gjatë
pagjumësisë shtypëse dhe vetmisë
së tmerrshme. “Vështrimin e tij e
hedh mbi të pikëlluarin, zemrën e
dërrmuar që e ka frikë fjalën time-
thotë Zoti” (Isaia 66:2).
Ji kështu ndaj Ungjillit dhe Zotit
i Cili është i pranishëm tek ai. Brak-
tise jetën e mëkatit, pasionet, këna-
qësitë tokësore, hiq dorë nga vetja
jote dhe Ungjilli do të jetë atëherë i
kapshëm e i kuptueshëm. “Ai që
urren shpirtin e tij në këtë botë”-
thotë Zoti- shpirti që për shkak të
rënies, dashuria e mëkatit është bë-
rë e natyrshme, jeta vetë do ta rua-
jë përjetësisht. Ai që do shpirtin e
tij, Ungjilli për të është i mbyllur: ai
lexon shkronjat, por fjala e jetës që-
ndron mbrapa perdes së padepër-
tueshme. Kur Zoti ishte në tokë
shumë e panë duke mos e parë fa
re. Cili është përfitimi i njeriut kur
shikon me sy truporë, ndërsa nuk
shikon me sytë e shpirtit, të frymës
e të zemrës. Sot shumë janë ata
që lexojnë Ungjillin çdo ditë, por
kurrë nuk e kanë lexuar dhe nuk e
njohin atë. Ungjilli, thotë një eremit
i shenjtë, duhet lexuar me një frymë
të pastër: sipas masës së zbatimit
të urdhërimeve. Është e pamundur
të fitosh me përpjekjet e tua këtë
kuptueshme- njeriu. Libri në të cilin
është paraqitur ky vullnet i shenjtë
e i madh është ndër duart tona.
Mund ta pranosh ose ta hedhësh
poshtë vullnetin e Krijuesit, e Shpë-
timtarit tënd. Lutju Zotit me zemër
të dërrmuar që të të hapë sytë për
të parë perlat që fshihen në ligjin e
Tij. Kur sytë hapen, zbulohet kështu
shërimi i shpirtit nga mëkati, dhe
ky shërim bëhet nga Fjala e Perë-
ndisë.
Lexo Ungjillin me dashuri e
vëmendje të jashtëzakonshme. Mos
konsidero asgjë brenda tij si më
pak të rëndësishme, me pak inte-
res. Përçmimi i jetës rezulton vde-
kje. Kur ti lexon pasazhet lidhur me
të lebrosurit, paralitikun, të ver-
brin, të pamoralshmit, të demonizu-
arit, të cilët Zoti i shëroi, mendo se
shpirti yt, i cili mban plagë mëkati
nga më të ndryshmet dhe është bë-
rë skllav i demonëve, iu ngjan këty-
re të sëmurëve. Nxirr nga Ungjilli
besimin. Zoti që shëroi do të të shë-
rojë edhe ty gjithashtu nëse I lutesh
zbulim të saktë e të përkryer të
Ungjillit, kjo është dhuratë e Krishtit.
Shpirti i Shenjtë që ka zgjedhur
shërbëtorin besnik e të vërtetë ba-
non tek ai dhe e bën atë një lexues
e zbatues të vërtetë. Ungjilli është
imazhi i karakteristikave të njeriut
të ri, i cili është Zoti i ardhur në to-
kë (1 Kor. 15:48) Ky njeri i ri është
Perëndi sipas natyrës. Njerëzit që
besojnë në Ungjill dhe shpërfytyro-
hen sipas tij, ai i bën perëndi sipas
hirit. Ju që laheni në moçalin e pistë
të mëkateve e që gjeni kënaqësi,
ngrini kokat tuaja, shikoni qiellin,
sepse atje është vendi juaj. Perë-
ndia ju jep dinjitetin e perëndive;
ju, duke e hedhur poshtë këtë di-
njitet, zgjodhët atë të kafshëve e
të të papastërve. Ejani në vete!
Braktiseni atë moçal të ndotur, pas-
trohuni me rrëfimin e mëkateve,
lahuni me lotë pendimi, ngjituni në
qiej, Ungjilli do t’ju lartësojë. Sake-
ni dritë – Ungjilli e ka Krishtin – “be-
soni në Dritën dhe kështu do të bë-
heni fëmijë të Dritës së Krishtit.”
Përktheu: Eleni Pani