Kërkimi i kuptimit të jetës nuk përbën vetëm problem të filozofisë por dhe një nevojë elementare të jetës së përditshme. Mungesa e gjetjes së një kuptimi, i cili të mbu- shë nevojën ekzistenciale të njeriut është e lidhur me ndryshimet e vrullshme që janë shënuar në ko- hën tonë. Është karakteristik fakti që dobësia më e madhe përballë problemit të kuptimit të jetës para- qitet sot ku njeriu realizon zotëri- me të mahnitshme në shkencë dhe teknikë duke e shtrirë pushtetin e tij madje edhe më tej planetit të tij ku banon. Prandaj dhe kjo pamu- ndësi e njeriut paraqitet si një ironi tragjike. Sipas E.Durkheim pro- ceset e ndryshimit në botën moder- ne janë aq të vrullshme dhe të fuqi- shme saqë ato shkaktojnë vështirë- si sociale të mëdha, të cilat ai i lidhte me anomi. Një ndër studimet më të famshme të Durkheimit ka të bëjë me analizën e vetëvrasjes. Vetëvrasja duket se është një akt krejt vetjak, ajo duket se është pa- sojë e trishtimit vetjak të shkallës më të lartë. Megjithatë Durkheim tregon se faktorët socialë kanë ndi- kim vendimtar në sjelljen vetëvra- sëse të njeriut, e ushqyer kjo nga çorganizimi i jetës sociale, dome- thënë nga “anomia” sociale. Kjo gjendje, ashtu siç e argumentoi Durkheim në studimin e tij klasik shoqëror për vetëvrasjen, përbën faktor pozitiv për rritjen e saj në një shoqëri. Kështu p.sh. me bollë- kun e madh ekonimik, sikurse dhe me krizën e theksuar ekonomike, zvogëlohet kohezioni i anëtarëve të shoqërisë. Paraqiten më tepër raste të pamundësisë së përshtatjes në jetën shoqërore, duke rritur kë- shtu përqindjen e vetëvrasjeve. Në të kundërt në rastet e rreziqeve apo të kërcënimeve të mëdha kohezioni i anëtarëve të shoqërisë rritet dhe përqindja e vetëvrasjeve të saj zvogëlohet. Me fjalë të tjera në kë- to raste anomia e shoqërisë ulet ose zhduket dhe rivendoset kohezioni i anëtarëve të saj.
Në kohën e sotme anomia sociale kultivohet me turmëzimin e njerëzve, gjë që të çon në shndë- rrimin e tij në numër (individ) dhe izolimin e tij. Filozifia e qytetëri- mit bashkëkohor, ekonomia,
mënyra e jetesës, mjetet e infor- macionit dhe të komunikimit e shtypin personin, e ulin duke e shndërruar në numër dhe e bëjnë të huaj duke e veçuar nga ambienti shoqëror i natyrshëm. Lidhjet e tij të hershme sociale zhduken jo ve- tëm nga ambienti i tij i gjërë shoqë- ror, por dhe nga ai më i ngushtë. Njeriu braktis lidhjet e tij tradicio- nale shoqërore dhe farefisnore dhe orientohet drejt vetmisë. Kjo në radhën e saj kultivon fobira të shu- mëllojshme, që shkrijnë jetën sociale dhe e mundojnë njeriun. Kë- shtu hapet lehtë rruga drejt zhgë- njimit dhe vetëvrasjes.
Piedestali i tendencës drejt ve- tëvrasjes është ndjenja e thellë e vetmisë, që nga njëra anë zhvillo- het mbi personalitete të mangëta, dhe nga ana tjetër fuqizohet nga kushtet e këqija sociale të individit. Kjo vetmi është e mundur që të shprehet si ndjenjë e boshllëkut ekzistencial, si mungesë e interesit dhe të prespektivave, si ndjenjë e mospërmbushjes apo mungesës së kuptimit për jetën.
Në mes të këtij qorrsokaku ku gjendet ky njeri, i një rëndësie shpëtimtare është takimi i tij me Perëndinë, sepse vetëm atëherë do të kuptojë kuptimin dhe vlerën e ekzistencës së tij si njeri dhe si person. Ky takim me Perëndinë do të japë dimensione të reja të pafund në tërësinë e tij ekzistenciale. Në- përmjet përvetësimit të konceptit “sipas ikonës dhe ngjashmërisë”, individi ngrihet nga relativiteti dhe e përkohshmja dhe zë pozicionin e vërtetë të tij në vendin e ekzi- stencës së tij.
Vetëvrasja si akt dëshpërimi dhe zhgënjimi shfaq dhe pabesinë karshi Perëndisë. Njeriu, duke i dhënë fund brutalisht jetës së tij, mohon pushtetin e Perëndisë dhe shpreh pabesinë e tij ndaj dashuri- së dhe providencës Hyjnore. I kri- shteri i vërtetë beson se Perëndia nuk do të lejojë që të tundohet “përtej fuqive” të tij. Mundet jo vetëm që ta çlirojë nga çdo e keqe, por dhe ta ndihmojë që ta përba- llojë për interesin e tij të vërtetë dhe të përjetshëm.
Vlash Plepi