“Askush të mos kërkojë interesin e tij personal, por secili le të kërkojë atë të vëllait të tij”
(1 Kor. 10, 24)
Ja parimi i shenjtorëve të Perëndisë, ai i kohëve të shkuara dhe i kohës së sotme, i çdo kohe e deri në fund të botës. Ja parimi i çdo strukture të vërtetë sociale.
Mbi këtë parim mund të themelojmë një shoqëri njerëzore, e cila do të jetë më e përkryera, më e lumtura dhe ajo që do t’i pëlqejë Perëndisë.
Me të gjitha llojet e vështirësive që njerëzit ndeshen në ditët tona, kundër të cilave luftojnë pa fitore e pa shpresë, ky parim është shpëtimtar. Shpirti i bekuar shqetësohet për të afërmin e tij, për atë që ka në krah dhe për atë që është larg tij. Ai shqetësohet se ku do të kalojë natën i pastrehu, me çfarë do të ushqehet, çfarë do të veshë ai që është zhveshur. Shqetësohet për shpëtimin e fqinjëve të tij dhe lutet për këtë; që zemrat e tyre të mbushen me dashuri për Perëndinë, që fryma e tyre të drejtohet drejt Tij, që të abandonuarit t’i kthejnë kurrizin së keqes, që të lënduarit të forcohen
në besë, që të fortët të këmbëngulin edhe më shumë, që të fjeturit të mund të shikojnë Fytyrën e Perëndisë, që të gjallët të shkruhen në Librin e Jetës, në Mbre- tërinë e Dritës.
Por kujdes, shikoni parimin e djallit, i cili shkatërron dhe copëton. Ta dini se djalli nuk do që askush të vigjilojë mbi trupin e tij, ta ruajë të pastër atë nga mëkati, por të shikojë trupin e tjetrit, ta shkatërrojë e ta përlyejë; ai do që askush të mos ekzaminojë shpirtin e tij që të shpëtojë, por më shumë të tjetrit, për ta njollosur atë, të shpifë kundër tij, ta varfërojë dhe ta rrënojë; askush të mos kujdeset për shtëpinë e tij, për ta ndërtuar e rinovuar, por kërkon të tjetrit që ta djegë, ta shembë; askush të mos kujdeset për hambarët e tij se si t’i mbushë, por shikon të tjetrit që t’i vjedhë e t’i boshatisë.
Ja pra, se si ky parim mund të jetë në të njëjtën kohë i mirë dhe i keq, një shpatë e mprehtë me dy presa, engjëllore dhe djallëzore. Ja se si ky parim, në frymën dhe në formën e tij satanike ka gjetur shpreh- jen e tij sot kudo, në çdo anë të botës.