Në traditën orthodhokse, vepri- mi i Ngushëllimtarit në komunitetin e krishterë shfaqet në mënyrë të ndjeshme tek “shpirtmbajtësit”: tek ati shpirtëror, i njohur në greqisht jeront, në rusisht me emrin starec apo ava (nga sirishtja). Ai është një njeri i urtë me përvojën e së vërte- tës hyjnore. Është i bekuar nga hiri i atësisë në Frymë dhe nga dhurata për të udhëhequr të tjerët në rrugën e shpëtimit. Ajo që ati ofron tek fë- mijët shpirtërorë nuk janë parime morale apo rregulla jete, por një marrëdhënie personale.
“Starec, – thotë Dostojevski, – është ai që shpirtin dhe vullnetin e bijve i absorbon si të tijat. Disa bij shpirtërorë thoshin për jerontin e tyre se “ishte sikur të mbante zem- rat tona në duart e tij”.
Ati shpirtëror është një njeri me paqe të brendshme, pranë të cilit mijë- ra njerëz mund të gjejnë shpëtim.
Fryma e Shenjtë, si fryt i lutjes dhe vetëpohimit të tij, i ka dhënë atit të lexojë sekrete të zemrës: prandaj ai nuk u përgjigjet vetëm pyetjeve që të tjerët i bëjnë, por gjithashtu edhe pyetjeve – shpesh më themelore – që ata nuk i kanë menduar ndo- njëherë. Bashkë me dhuratën e dallueshmërisë ai posedon dhuratën e shërimit shpirtëror, mundësinë për t’ia kthyer shëndetin shpirtit, ndo- njëherë edhe trupit. Ai e ofron këtë shërim shpirtëror, jo vetëm me anë të këshillave, por gjithashtu me he- shtjen dhe me praninë e tij. Por lutja e tij ndërmjetuese është më e rëndë- sishme e më e fuqishme se këshilla e tij. Ai shëron fëmijët e tij me lutjen pa pushim për ta, duke u bërë një me ta e përjetuar gëzimet e tyre, duke ngarkuar vuajtjet, ankthet dhe peshën e fajësisë së tyre mbi veten
Mbi atin
e tij. Askush nuk mund të jetë jeront, nëse nuk lutet intensivisht për të tjerët. Në qoftë se ai është një prift, funksioni i udhëheqësit shpirtëror është përgjithësisht i lidhur ngushtë me misterin e rrëfimit. Megjithatë një starec – në kuptimin e thellë të fjalës, ashtu siç e përshkman Dostojevski etj., – është më tepër se një atë rrëfyes. Fryma e Shenjtë, duke adresuar drejpërdrejt në zemrat e të krishterëve, e bën të dukshme se ky apo ai person ka marrë nga Perë- ndia hirin për të udhëhequr të tjerët në rrugën e shpëtimit e ta shërojë atë. Në këtë kuptim ati i vërtetë është një figurë profetike dhe jo një punonjës institucioni. Ai mund të jetë një hieromonak, prift i një grigje, i martuar ose murg thjeshtjo i hiroto- nisur prift (më pak e zakonshme). Në qoftë se ati nuk është vetë prift, pasi të ketë dëgjuar problemet e nje- rëzve e pasi t’i ketë këshilluar ai i dërgon tek një prift që të kryejë misterin e rrëfimit, që të marrin faljen.
Disa e shohin atin e tyre rrallë ose në një moment të veçantë krize, ndërsa të tjerë janë në komunikim të vazhdueshëm me të, e shohin çdo ditë. S’ka rregull të paracaktuar. Lidhja rritet nga ndikimi i drejtpër- drejtë i Frymës. Marrëdhënia është gjithmOnë personale. Jeronti nuk praktikon rregulla abstrakte të marra nga libri. I ndriçuar nga Fryma ai kërkon të transmetojë vullnetin unik e spefik të Perëndisë për këtë person, sepse ati i vërtetë kupton dhe respekton karakterin e secilit, ai nuk e ndrydh lirinë e brendshme të tjetrit, por e përforcon. Ai nuk ka qëllim të provokojë një bindje mekanike, por
shpirtëror
i çon fëmijët e tij drejt një shkalle pjekurie shpirti ku më pas do të jenë në gjendje të marrin vetë vendime. Ai tregon tek secili frymën e tij, e cila është e fshehur. Fjala e tij është krijuese e jetëdhënëse. Ajo iu lejon të tjerëve të përmbushin aspirata që më përpara ngjanin të pamundura. Ati arrin ta kryejë këtë, sepse e do secilin personalisht. Duke qenë një lidhje personale, ati nuk ndihmon çdonjërin në të njëjtën mënyrë. Ai mund të ndihmojë vetëm ata që i janë dërguar specifikisht nga Fryma. Kështu biri nuk duhet të pohojë: ‘ ‘ Ati i m është më i miri nga të gj ithë”, por të kënaqet duke thënë: “Ati im është më i miri për mua”.
Duke udhëhequr të tjerët, ati shpi- rtëror është i kujdesshëm ndaj vull- netit dhe zërit të Frymës së Shenjtë.
“Nuk them fjalë tjetër veçse atë që Perëndia më thotë të them, – thotë shën Serafimi i Sarovit. – Be- soj se fjala e parë që na vjen ndër mend është frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë.”
Ka të drejtë të veprojë në këtë më nyrë, ai që nga përpjekjet e tij aske- tike dhe lutjet ka arritur një ndërgje- gje jashtë mase të mbushur nga pra- nia e Perëndisë. Ai që nuk ka arritur këtë nivel, një praktikë e tillë do të ishte e papërgjegjshme dhe arrogante.
Arkimandrit Zakaria (1850- 1936), flet me të njëjtat fjalë si shën Serafimi: “Ndodh ndonjëherë që njeriu të mos dijë as vetë atë që do të thotë. Zoti flet atëherë me anë të buzëve të Tij. Duhet të lutesh kështu: “O Zot, a mund të jetosh tek unë, mund të flasësh nëpërmjet me- je, mund të veprosh nëpërmjet me-
je”. Kur Zoti flet nëpërmjet buzëve të një njeriu, të gjitha fjalët e tij bë- jnë të njohur diçka që e cila më pas do të përmbushet. Vetë njeriu që po flet befasohet. I duhet vetëm të mos marrë parasysh dijen e tij”.
Lidhja mes birit dhe atit shpirtë- ror shtrihet përtej vdekjes deri në gjykimin e fundit. Shën Serafimi kërkoi t’i mbishkruanin në varr këto fjalë të paharrueshme: “Unë jam larguar, ejani mbi varrin kur të keni kohë, sa më shpesh të jetë e mu- ndur. Të gjitha ato që do të keni në zemër, gjithë vuajtjet në këtë tokë rrëfemini sikur t’iathoni një të gjalli. Dhe do t’ju dëgjoj e kuptoj, do t’ju heq trishtimin, sepse për ju do të jem gjithmonë i gjallë.”
Dihet se jo të gjithë të krishterët orthodhoksë kanë një atë shpirtë- ror. Çfarë të bëjmë nëse kërkojmë një udhërrëfyes dhe nuk e gjejmë? Sigurisht mundemi të përdorim librat. Vështirësia me to është se nuk dimë saktë atë që mund ta zba- tojmë personalisht në një çast të veçantë të udhëtimit tonë drejt Zotit. Përveç librave dhe atit shpirtëror ka gjithashtu vëllazëri shpirtërore: Ndihma që na është dhënë jo nga mësues në Perëndinë, por nga vë- llezërit dhe motrat si bashkudhë- tarë. Nuk duhet t’i refuzojmë rastet që na jepen. Megjithatë ata që angazhohen seriozisht në udhën e Perëndisë duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur një atë në Frymën e Shenjtë. Në qoftë se kër- kojnë me përulësi, pa asnjë dyshim ata do të gjejnë udhërrëfyesin për të cilin kishin nevojë.
Përktheu: Eleni Pani