Nga Patriarkana e Antiokisë
“Mbarë Orthodhoksia gëzohet
për veprën kolosole që është kryer… ”
…Dhjetë vjet kaluan që nga
dita e gëzueshme e zgjedhjes Suaj
në krye të Kryepiskopatës së Hir-
shme të Shqipërisë, të cilën e gje-
tët të shkretuar dhe në stadin e
shpërbërjes. Zelli përpunë i Fort-
lumturisë Suaj të shtrenjtë dhe
fort të dashur, butësia e karakterit
dhe urtësia Juaj, brenda një kohe
shumë të shkurtër dhanë frytet e
tyre dhe sot, mbarë Orthodhoksia
duke njohur veprën Tuaj, gëzohet
së tepërmi për veprën kolosale që
është kryer në Kryepiskopatën e
Hirshme të Shqipërisë, duke ad-
miruar dhe duke përgëzuar Fortlu-
mturinë Tuaj, dhe bashkëpunëto-
rët dhe ndihmësit Tuaj të denjë.
Plotësimi i dhjetëvjeçarit të
Fortlumturisë Suaj në krye të
Kryepiskopatës së Hirshme të
Shqipërisë përkon me të kremten
e Apostujve të Shenjtë, të Cilët
predikuan besimin e shenjtë të Zotit
tonë Jisu Krisht, të Perëndisë së
paqes dhe të dashurisë, nëpërmjet
të cilëve edhe Fortlumturia Juaj e
shtrenjtë ngjalli Kishën e Tërëshe-
njtë të Shqipërisë.
Duke marrë pjesë edhe ne në
gëzimin e Kishës Suaj të Tërë-
shenjtë, duke Ju përgëzuar për këtë
ditë të shënuar, duke Ju uruar
shëndet, Zoti Perëndia Ju mbësh-
tettë në veprat Tuaja Perëndi-
dashëse në dobi të Kishës së
Tërëshenjtë të Shqipërisë dhe të
grigjës së Saj shpresëtare.
+Ignati i Antiokisë