Ditët e fundit, në disa shkri- me të botuara nga qytetari Nikolla Marku nga Elbasani, janë hedhur fyerje dhe shpifje të ulëta ndaj figurës së Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, Prof. Dr. Anastasit. Nuk është hera e parë që ai flet në këtë mënyrë, ofendimet e shumta të tij i kemi dëgjuar edhe më parë. Siç duket, shkaku kryesor që ai rifdloi të shkruajë, ose e nxitën dhe e po- rositën për këtë, ishte propozimi që Kryepiskopit Anastas t’i jepej titu- lli “Qytetar Nderi i Tiranës”, i cili do t’u akordohet të katër udhëhe- qësve të komuniteteve fetare të Shqipërisë për kontributin e tyre nëmajtjen e harmonisë fetare. Ndaj Marku, që është mësuar vetëm të shpifë, shqetësohet kur sheh vlerë- simin e drejtë dhe të merituar që i bëjnë Kryepiskopit tonë jo vetëm anëtarët e Këshillit Bashkiak, por edhe nga parti politike dhe perso- nalitete të shquara të shoqërisë shqiptare.
Këtu mund të përmendim kon- sideratat e shprehura nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, PBDNJ, PDR etj. Kështu, në de- klaratën e z. Aleksandër Biberaj, zëdhënës i Partisë Demokratike për Tiranën thuhej se: “Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vle- rëson lart kontributin jashtëzako- nisht të çmueshëm të Hirësisë së Tij Janullatos…”, apo në deklari- min e nënkryetarit PDR, z. Tritan Shehu, theksohej se Kryepiskopi Anastas “është një nga figurat më të shquara që drejton Kishën Orthodhokse Autoqefale dhe është një figurë me vlera të jashtëzakon- shme”. Gjithashtu, Kryetari i Ko- mitetit të Kulteve, z. Ilir Kulla, në prononcimin e tij tha se “Kryepiskopi ka një rol të pazëvendësu- eshëm në ringritjen shpirtërore dhe fizike të Kishës Autoqefale të Shqipërisë”. Ky qëndrim u mbajt
edhe nga një pjesë e mirë e shtypit, si p.sh. në gazetën “Albania” të da- tës 24 korrik vlerësohet roli i Kryepiskopit Anastas si një “njeri që ka mbjellë paqe dhe besim…, që ka bërë një punë shumë të mirë, që është vlerësuar nga kancelaritë më të larta politike të botës” etj.
Jemi të detyruar t’i bëjmë të ditur opinionit publik se z. Nikolla Marku në mënyrë sistematike kër- kon ta mashtrojë atë. Për vite me radhë z. Marku mban një maskë dhe shan, duke përdorur titullin “Atë” dhe titullin “Kryetar i Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale Ko- mbëtare Shqiptare”, por që të dy këta titujt janë të gënjeshtërt. ASNJË KISHË ORTHODHOKSE NË BOTË, AS AJO KATOLIKE, NUK E NJEH ATË SI PRIFT. Madje as komunitetet zyrtare fetare dhe as shteti zyrtar. Kisha, “kryetar” i së cilës ai paraqitet, nuk ek- ziston veçse në fantazinë e tij. Shteti zyrtar Shqiptar njeh katër komu- nitete tradicionale fetare dhe udhë- heqësit e tyre. Një nga këto është Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, në të cilën bëjnë pjesë të gjitha enoritë e Shqipërisë. Nëse do të supozonim se do të shfaqej dikush si “kryetar” i një partie jo- ekzistente me emrin “Partia Ko- mbëtare Demokratike” do t’i ku- shtonte njeri vëmendje? Ose dikush që do të deklaronte veten e tij “am- basador” të një vendi të caktuar pa pasur asnjë dokument përkatës dhe
të mos t’i njihej nga ndonjë trup diplomatik apo nga Ministria e Jashtme, do t’i kushtonte njeri vë- mendje dhe a do t’i vinin në dispo- zicion faqe gazetash dhe ekrane televizori?
Një mashtrim të tillë, prej shu- më kohësh, bën Nikolla Marku, duke sharë me një mani të sëmurë dhe me historira të fantazuara Ki- shën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kryesinë e saj, e cila është e njohur nga shteti shqiptar dhe nga të gjitha kishat e botës. Madje në dy botimet e fundit të tij
në Gazetën “Sot”, ai quan një Kishë Orthodhokse, në të cilën bën pjesë një popullsi prej 10 milionë besimtarësh, “Kisha e Satanait” dhe Shën Kozmain e Kolkondasit “agjent” dhe “shkatërrues i kombit shqiptar”, kur dihet që ai është dhe ngelet një nga shenjtorët më të dashur e të nderuar në zonën e My- zeqesë dhe gjithë Shqipërinë. Kë- shtu pra, shumë lehtë mund të kup- tojë çdokush se çfarëdo që pretendon dhe çfarëdo që, për një kohë të gjatë thotë dhe shkruan një “prift”
i tillë i rremë, i një “Kishe” të rre- më, është gjithashtu edhe vetë i rre- më, produkt i një fantazie të sëmurë.
Ndërsa për figurën, rolin dhe punën e jashtëzakonshme të Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjithkush mund të flasë me lehtësi dhe me krenari. Në të vërtetë, ai nuk ka nevojë për mbrojtës, pasi perso-
naliteti dhe vepra e tij janë ato që e bëjnë të besueshëm dhe të respe- ktueshëm jo vetëm brenda vendit tonë, por në të gjithë botën. Prof. Dr. Anastasi është ngjitur në shka- llën e episkopit që në vitin 1972 me një eksperiencë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në shërbesën e tij. Prej 20 vjetësh ka punuar si profesor në një nga universitetet kryesore të Greqisë, ku për disa vite ka qenë në detyrën e Dekanit të Fakultetit. Për një kohë të gjatë ai ka qenë pjesëmarrës dhe folës kryesor në organizmat evropianë e botërorë të Këshillave të Kishave të këtyre vendeve dhe sot mban postin e nënkryetarit të Këshillit Evropian të Kishave. Ai është de- koruar me urdhra të ndryshëm nga universitete të shumta dhe nga in- stitucione e fondacione të vendeve të ndryshme, perëndimore e lindo- re, që e bëjnë Kryepiskopin e Shqipë- risë, Prof. Dr. Anastasin, një nga figurat më të njohura dhe më të res- pektuara në të gjithë botën Orthodhokse, por edhe më gjerë. Është një fat dhe nder për Kishën dhe për vendin tonë që t’i përfaqësojë, në botë një personalitet i këtyre për- masave, duke ua rritur akoma dhe më shumë prestigjin.
Nuk duam të ndalemi gjatë në arritjet dhe përparimet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë gjatë periudhës që në krye të saj ishte dhe është pikërisht Kryepiskopi Anastas, pasi për shumë njerëz ato janë jo vetëm të njohura, por dhe të prekshme. Veprimtaria e Kishës është shtrirë si në rindërti- min dhe konsolidimin e strukturave të brendshme të saj, si asaj shpirtë- rore ashtu dhe asaj materiale, por edhe në veprimtarinë dhe kontributin e saj në rrafshin shoqëror. U ndërtuan mbi 320 ndërtime të reja si kisha, kopshte, shkolla, qendra shëndetësore etj. në të gjithë ve- (vijon nëfaqen 10)
(vijon ngafaqja 9) ndin, u ngritën strukturat për për- gatitjen dhe dorëzimin e klerit të ri shqiptar, ku sot numërohen rreth 130 të tillë, u ngritën organizmat e grave dhe të të rinjve në të gjithë vendin. Kontribut të madh u dha në ngritjen e qendrave të kujdesit mjekësor në shumë qytete e zona të Shqipërisë, u ngritën shkolla për edukimin profesional të të rinjve, kopshte me programe bashkëkoho- re, ndihmë sociale dhe asistencë materiale për njerëzit në nevojë dhe për zona të prapambetura etj.
Me plot gojën sot Kisha Ortho- dhokse Autoqefale e Shqipërisë po jeton një nga periudhat më të bega- ta dhe më të frytshme të periudhës që ne mbajmë mend, siç tha në fja- lën e tij dhe Imzot Joan Pelushi, Mitropoliti i Korçës, gjatë 13-vje- torit të fronëzimit të Kryepiskopit Anastas.
Ne jemi të vetëdijshëm se kë- to që po themi nuk janë të panjo- hura nga Nikolla Marku apo nga ata që shkruajnë pas tij. Gjithashtu, e dimë se njerëz që mbështeten vetëm në shpifje e sharje, duke shmangur e shtrembëruar realitetin nuk do të pushojnë se foluri e së shkruari gjersa liria e shtypit jua garanton atë, por do të donim që edhe një herë të sqarojmë opinionin publik mbarëshqiptar, brenda dhe jashtë vendit, për motivet e vërteta dhe njerëzit që fshihen pas këtyre sulmeve të njëpasnjëshme e të koordinuara ndaj Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Duke sulmuar e sharë Kryepiskopin Anastas këta njerëz sulmojnë e ofendojnë mbarë Komunitetin Orthodhoks të Shqi- përisë, që respekton e vlerëson punën dhe kontributin e pazë- vendësueshëm të Kryepiskopit të saj. Edhe njëherë shprehim keqar- dhjen tonë për mënyrën me të cilën njerëz të tillë kërkojnë të manipu- lojnë me paramendim opinionin shqiptar, duke mbjellë përherë fa- rën e dyshimit e të urrejtjes. Pra- ndaj përfitojmë nga rasti duke i bërë thirrje të gjithë lexuesve që të tregohen të kujdesshëm dhe rea- listë në vlerësimin e tyre, të zgjuar për të dalluar demagogjinë nga e vërteta.
Atë Jani Trebicka, Korçë Atë Stavri Çipi, Elbasan Atë Vasil Thomollari, Përmet Atë Petraq Simsia, Berat Atë Andon Merdani, Tiranë