EmailFacebookKontakt

Marshimi i Paqes në Elbasan

Siç është kthyer në traditë, edhe këtë fillim viti, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan zhvilloi Marshimin e Paqes, tema e të cilit ishte: “Dialogu, mjet për solidaritet kombëtar”.

I pranishëm në këtë veprimtari ishte dhe Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, i cili në fjalën e tij u shpreh: “Nëse në shoqëri do të kishte më tepër dialog, në të do të kishte më pak dhunë, më tepër zgjidhje për problemet dhe sfidat e përditshme me të cilat përballet familja, komuniteti, vendi e gjithë shoqëria.”