EmailFacebookKontakt

Marshimi i Paqes 21 në Elbasan

Më 9 janar 2021, Qendra e bashkëpunimit ndërfetar në Elbasan, zhvilloi Marshimin e Paqes 21, aktivitetin e parë të çdo fillimviti, duke dhënë mesazhin e shpresës dhe optimizmit, që arrihen nëpërmjet bashkëpunimit mes komuniteteve fetare.

“Vëllazërimi – virtyti që na thërret për bashkëpunim shoqëror e kombëtar”, ishte mesazhi i përcjellë, nisur nga situatat e vështira që po kalohen.

Veçanërisht, klerikët u bënë thirrje politikanëve që të ndjekin shembullin e komuniteteve fetare dhe të kujtohen se jemi vëllezër, ndaj të evitojnë çdo gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse në retorikat e tyre, veçanërisht tani që jemi në periudhë parazgjedhore, që të sillen si qytetarë e profesionistë në angazhimet e tyre.

Armand Oga