EmailFacebookKontakt

Marrëveshje bashkëpunimi midis “Logos” dhe Universitetit të Pireut

Marrëveshje bashkëpunimi midis “Logos” dhe Universitetit të Pireut
Para disa muajsh u nënshkrua
në Tiranë marrëveshja e bashkëpu-
nimit midis Universitetit të Pireut
(Greqi) dhe Universitetit “Logos”.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast
në ambientet e rektoratit të Univer­
sitetit “Logos” merrnin pjesë Presi-
denti i Fondacionit “LOGOS”,
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi,
drejtues të dy universiteteve, peda-
gogë etj. Marrëveshja u firmos nga
rektori i Universitetit të Pireut prof.
dr. Georgios Oikonomou dhe rekto-
ri i Universitetit “Logos”, prof. dr.
Ilia Telo.
Marrëveshja konsiston në një
bashkëpunim akademik në fushën
e edukimit dhe të kërkimit, si edhe
në fusha të tjera me interes të ndër-
sjellë. Këto synime do të realizohen
nëpërmjet :
1. Shkëmbimeve të anëtarëve
të stafit pedagogjik dhe të kërkimit,
kujdestarëve, stafit administrativ
dhe studentëve të universiteteve.
2. Pjesëmarrjes në eksperienca
mësimore gjatë verës, semestrit ose
gjatë vitit, në eksperienca praktike,
seminare dhe praktika të organi-
zuara nga të dy universitetet.
3. Supervizimit të pjesëmarrës-
ve në programe kursesh pune në
bazë të parimit të reciprocitetit.
4. Zhvillimit të projekteve të
përbashkëta, të seminareve për
studentë, alumni, grupe që kanë një
interes të veçantë dhe për publikun
e gjerë, të konferencave, prezanti-
meve, projekteve akademike, të
kurseve të ndara sipas degëve të
veçanta, të mësimdhënies në dis-
tancë dhe aktiviteteve të tjera aka-
demike me rëndësi.
5. Shkëmbimit të informacionit
akademik, edukues dhe kërkimor.
6. Të çdo lloj bashkëpunimi tje-
tër me natyrë akademike, si dhënia
e bursave të shkollimit, pasurimit të
bibliotekës, udhëtimeve me karakter
edukues në vende të tjera etj.
Gjatë takimit u shkëmbyen me-
ndime dhe u trajtuan çështje të ndry-
shme nga përfaqësues të të dy pa-
lëve.
Në kuadër të fillimit të bashkë-
punimit të parashikuar në marrë-
veshje, një grup përfaqësuesish të
Universitetit “LOGOS”, i përbërë
nga pedagogë dhe studentë morën
pjesë në eksperienca mësimore gjatë
muajve të verës në Universitetin e
Pireut.* * *
Universiteti i Pireut është një
nga institucionet më të mëdha dhe
më të njohura të arsimit të lartë
universitar në Greqi. I krijuar që në
vitin 1938, Universiteti i Pireut ka
një përvojë të gjatë në fushën aka-
demike dhe kërkimore. Veprimtaria
akademike konsiston në një sërë
programesh studimi si: Administrim
Biznesi, Financë, Informatikë, Me-
naxhim Industrial, Teknologjitë e
Edukimit etj. Gjithashtu ofrohen
disa programe studimi të nivelit
pasuniversitar.
Që nga viti 1989 funksionon
edhe qendra kërkimore The Uni­
versity of Piraeus Research Center
(UPRC), e cila ka marrë pjesë në
një sërë kërkimesh teknologjike në
nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
kryesisht në fushën e networkingut
dhe Internet Technology.