“Marrëdhëniet ndërkulturore dhe ndërfetare, shans dhe sfidëpër solidaritetin tonë”
Me një ceremoni hapëse në mjediset e Hotel Tirana, më 16 shtator, filloi në kryeqytet Workshop-i Ndërkombëtar “Marrëdhëniet ndërkultu- rore dhe ndërfetare, shans dhe sfidë për solidaritetin tonë – Një kontribut i Shqipërisë për ndërtimin e Evropës”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të takimit të komisioneve “Drejtësi dhe Paqe”, të Kishave Katolike nga vende të ndryshme të Evropës. (Justitia et Pax Europe), që këtë vit u mbajt në vendin tonë.
Në ceremoninë hapëse merrnin pjesë dhe përshëndetën përfaqë- suesit e të gjitha komuniteteve fetare. Në emër të qeverisë përshëndeti Kryeministri Berisha. Në emër të Kryepiskopit Anastas dhe të Kishës sonë përshëndeti Hirësia e Tij Andoni, Episkop i Krujës.
Veprimtaria e workshop-it vazhdoi deri në datën 18 shtator, me ta- kime njohëse me komunitetet fetare të vendit tonë, tryeza të rrumbu- llakëta për të shkëmbyer mendime etj.