Pastaj u ngjit në mal dhe thirri pranë ata që deshi vetë;
dhe ata shkuan tek ai. Dhe nga ata zgjodhi dymbëdhjetë që
të rrinin me të, e që t’i dërgonte për të predikuar, e me
pushtet për të shëruar sëmundjet, e për të nxjerrë demonët:
Simonin, të cilit i vuri emrin Petër; dhe Jakovin, të birin e
Zevedheut, dhe Joanin, vëllain e Jakovit, të cilëve u vuri
emrin Voanergjes, që do të thotë bij të bubullimës; dhe
Andrean e Filipin, e Vartholomeun, e Mattheun, e Thomain,
e Jakovin e Alfeut, e Thadheun, e Simon Kananitin, dhe Juda
Iskariotin, i cili dhe e tradhtoi.
Mark 3, 13-19