EmailFacebookKontakt

Manifestimi ndërkombëtar: “Së bashku për Evropën”

M

ë 12 maj, në Shtutgart të Gjermanisë u organizua Manifestimi II ndërkombëtar i më shumë se 240 lëvizjeve dhe komuniteteve të krishtera, me temën “Së bashku për Evropën”. Aktiviteti pati si qëllim t’i offojë Evropës një kon- tribut mbarëpopullor, duke shprehur pasurinë që sjell united në diversitet.

Aktivitete paralele u organizuan në kryeqy- tete të ndryshme të Evropës, nga Parisi në Mo- skë, nga Belfast! në Madrid etj. Edhe në Tiranë, në një nga mjediset e Universitetit katolik “Zonja

e Këshillit të Mirë”, u organizua një takim ndër- mjet përfaqësuesve të Kishës Orthodhokse, Ki- shës Romano-Katolike dhe nga Vëllazëria Un- gjillore. Nëpërmjet lidhjes satelitore u bë e mu- ndur ndjekja e aktivitetit qendror në Shtutgart. Gjatë ditës, përfaqësues nga komunitetet e krishtera të ftuar në takim paraqitën fakte të jetës dhe referuan tema të caktuara.

Nga Kisha jonë në fillim e mori fjalën Epis- kopi i Krujës, Hirësi Andoni, i cili përcolli tek pjesëmarrësit përshëndetjet e Kryepiskopit

Anastas dhe foli për kontributin e Kishës sonë për Ungjillëzimin. Ndër të tjera ai tha: “…dy nga nevojat e para dhe më imediate me të cilat Krye- piskopi Anastas u mundua të merrej që nga çasti i parë i ardhjes së tij në krye të grigjës së tij shpirtërore ishte përgatitja e klerit të ri dhe ngritja e tempujve të rinj, restaurimi i atyre që kishin mbijetuar, si dhe ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve kishtare, që përbënin njëkohë- sisht dhe vlerat historiko-kulturore të komunitetit orthodhoks, por edhe të vendit në përgjithësi…”.

Temën “Misteri i martesës në Kishën Orthodhokse” e trajtoi dhjakon Spiro Kostoli, i cili ndër të tjera tha: “.. .Nuk ka sukses më të madh në jetë sesa një familje e lumtur dhe e krishte- rë… Me të vërtetë, ky është investimi më i madh në jetë, i cili kërkon kohën dhe përpjekjen më të madhe”.

Znj. Ekaterina Papadhopulli mbajti temën “Familja Orthodhokse”. Ajo tha se, kur Perëndia na bekon ne me krijimin e familjes, Ai na vë përpara detyrën e vështirë për të ndërtuar dhe për ta mbajtur këtë familje të fortë, të shëndet- shme dhe me parimet e krishtera.

Takimi zgjati deri në orët e pasdites dhe të pranishmit u larguan me përshtypjet më të mira nga ky aktivitet. J.P.

Manifestimi ndërkombëtar: “Së bashku përEvropën”
M
ë 12 maj, në Shtutgart të Gjermanisë u
organizua Manifestimi II ndërkombëtar i
më shumë se 240 lëvizjeve dhe komuniteteve
të krishtera, me temën “Së bashku për Evropën”.
Aktiviteti pati si qëllim t’i offojë Evropës një kon-
tribut mbarëpopullor, duke shprehur pasurinë që
sjell united në diversitet.
Aktivitete paralele u organizuan në kryeqy-
tete të ndryshme të Evropës, nga Parisi në Mo-
skë, nga Belfast! në Madrid etj. Edhe në Tiranë,
në një nga mjediset e Universitetit katolik “Zonja

e Këshillit të Mirë”, u organizua një takim ndër-
mjet përfaqësuesve të Kishës Orthodhokse, Ki-
shës Romano-Katolike dhe nga Vëllazëria Un-
gjillore. Nëpërmjet lidhjes satelitore u bë e mu-
ndur ndjekja e aktivitetit qendror në Shtutgart.
Gjatë ditës, përfaqësues nga komunitetet e kri­
shtera të ftuar në takim paraqitën fakte të jetës
dhe referuan tema të caktuara.
Nga Kisha jonë në fillim e mori fjalën Epis-
kopi i Krujës, Hirësi Andoni, i cili përcolli tek
pjesëmarrësit përshëndetjet e Kryepiskopit

Anastas dhe foli për kontributin e Kishës sonë
për Ungjillëzimin. Ndër të tjera ai tha: “…dy nga
nevojat e para dhe më imediate me të cilat Krye-
piskopi Anastas u mundua të merrej që nga
çasti i parë i ardhjes së tij në krye të grigjës së
tij shpirtërore ishte përgatitja e klerit të ri dhe
ngritja e tempujve të rinj, restaurimi i atyre që
kishin mbijetuar, si dhe ruajtja dhe mirëmbajtja
e monumenteve kishtare, që përbënin njëkohë-
sisht dhe vlerat historiko-kulturore të komunitetit
orthodhoks, por edhe të vendit në përgjithësi…”.
Temën “Misteri i martesës në Kishën Or­
thodhokse” e trajtoi dhjakon Spiro Kostoli, i cili
ndër të tjera tha: “.. .Nuk ka sukses më të madh
në jetë sesa një familje e lumtur dhe e krishte-
rë… Me të vërtetë, ky është investimi më i madh
në jetë, i cili kërkon kohën dhe përpjekjen më
të madhe”.
Znj. Ekaterina Papadhopulli mbajti temën
“Familja Orthodhokse”. Ajo tha se, kur Perëndia
na bekon ne me krijimin e familjes, Ai na vë
përpara detyrën e vështirë për të ndërtuar dhe
për ta mbajtur këtë familje të fortë, të shëndet-
shme dhe me parimet e krishtera.
Takimi zgjati deri në orët e pasdites dhe të
pranishmit u larguan me përshtypjet më të mira
nga ky aktivitet. J.P.