Manastiri i Shën Vlashit, Durrës
Takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
N
ë fund të shtatorit në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Durrës, u
zhvillua një takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku morën pjesë edhe të gjithë anëtarët e Sinodit të She-
njtë, të kryesuar nga Fortlumturia i Tij, Kryepiskopi Anastas.
Kjo mbledhje i zhvilloi punimet nga data 19 deri 21 shtator dhe në të
u diskutuan shumë probleme që kle- ri i has gjatë kryerjes së shërbesave dhe në veprimtarinë e përditshme.
(Vijon nëfaqen 2)
Takim i klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
(vijon ngafaqja 1)
Ditën e parë, e hënë 19 shtator, në drekë, në manastir u mblodhën të gjithë pjesëmarrësit. Mbasdite u zhvillua edhe takimi i parë dhe për- gatitja për Liturgjinë e së nesërmes.
Fjalimin e parë e mbajti Kryepi- skopi Anastas, rreth thënies të Apostull Pavlit të shkëputur nga letra e dytë drejtuar Korinthasve (6,1) “Mos e lini të shkojë më kot hiri që pranuat nga Perëndia”.
Kryepiskopi theksoi disa çë- shtje si: Vlerësimi i hirit të dhënë nga Perëndia. Eshtë një tragjedi ta lëmë të bjerë atë në zbrazëti, kur Perëndia na thirri dhe na dha Hirin e Tij. Gjithashtu, u theksua rëndë- sia e përmbushjes së misionit të klerikut, i cili duhet të jetë model imitimi dhe të jetë korrekt edhe në gjërat më të vogla. Ai duhet të jetë trasmetues i jetës së krishterë dhe i përjetimit të pastër dhe të sinqertë.
Gjithashtu, Kryepiskopi theksoi që kleriku duhet të bëjë për- pjekje të vazhdueshme në jetën e tij shpirtërore. Kjo është një nga gjërat më të domosdoshme që duhet të ketë një klerik, sepse si do mundemi ne të ndihmojmë të tjerët shpirtërisht nëse nuk bëjmë për- pjekje personale? Si do të ndriçoj- më të tjerët kur nuk kemi vetë dritë?
Ditën e dytë, e martë 20 shtator, dita nisi me Liturgjinë Hyjnore, ku bashkëmeshuan hierarkë e klerikë nga të katër mitropolitë, dhe që u drejtua nga Kryepiskopi Anastas. Më pas u vazhdua me takimet e
radhës dhe temat e tyre. Një ndër temat kryesore ishte edhe ajo eko- nomike. Folësit u ndalën në ma- ngësitë e vërejtuara dhe rrugët për kapërcimin e tyre Gjithashtu u theksua, se edhe klerikët duhet të mendojnë edhe për veprimtari dhe burime nga brenda kishës që mund të mbulojnë shpenzimet, sepse vetëm kështu do mund të arrihet
autoqefalia ekonomike. E veçanta e mbasdites ishte ndarja e pjesë- marrësve në takim në tri grupe, të drejtuara nga episkopët, në bazë të problematikave të caktuara, ku bënë edhe propozime konkrete për mbarëvajtjen e punëve.
Një fjalën e tij Hirësi Ignati, Mitropoliti i Beratit, në lidhje me misionin e klerikut përmendi faktin se ai duhet të predikojë Ungjillin dhe jo thjesht ta lexojë atë, por ta shprehë me gjithë forcën
e shpirtit të tij. Ky është çelësi i cili do të afrojë besimtarët në ki- shë. Ndërsa mosmarrëveshjet shkojnë në dëm të besimtarëve dhe i bëjnë të rinjtë të largohen nga kisha dhe të ndjekin rrugën larg saj dhe shpëtimit të Zotit tonë Jisu Krisht. Gjithashtu ai tha se: Një nga përgjegjësitë e klerikëve është që të nxisin dhe përgatisin kuadrot
e rinj të kishës, sepse ata janë një hap më i sigurt për të ardhmen.
Një temë u mbajt edhe nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Në fjalën e tij ai tha ndër të tjera se: Njeriu e ka shumë të vështirë në jetën e përditshme në qoftë se nuk pozicionohet në një vizion më global të jetës së tij. Në pasazhin e Apostullit të ditës, të cilin Kryepiskopi e përmendi disa herë, shën Pavli flet pikërisht për këtë gjë: Njeriu është në një luftë përpje-
kjesh. Që nuk ka të bëjë thjesht me veten e tij po me një vizion akoma më të madh. Të gjitha vështirësitë, duhet ta bëjnë që të inkuadrohet më tepër në këtë luftë, si dhe të jetë pak më i ndërgjegjshëm në pozi- cionin e tij. Dhe të jetë i qartë se ç’po kryen.
Në mbledhje kishte diskutime të hapura nga klerikët në lidhje me jetën shpirtërore në famullitë e tyre, si dhe rreth problemeve dhe vështirësive që ata ndeshin në kry- erjen e misionit të tyre. Pasi këto çështje u diskutuan u dhanë dhe udhëzimet e duhura dhe zgjidhje konkrete në kapërcimin e vështirë- sive dhe ushtrimin sa më të efekt- shëm të misionit të tyre.
E nesërmja, 21 shtator, ishte edhe dita e fundit e takimit, ku u rrahën edhe pikat e propozimet e dala nga grupet e veçanta, përpara se të gjithë të largoheshin për në enoritë e tyre.
Kryepiskopi Anastas mbylli atë duke i ftuar të gjithë pjesëmarrësit të psalin “Cila Perëndi është aq e madhe sa Perëndia ynë”, lutje e cila do të na shoqërojë dhe do të na japë fuqi në përmbushjen e shërbi- mit tonë të shenjtë.
Përveç kohës dedikuar takime- ve të programit, pjesë shumë e rëndësishme e ditës ishte kryerja e përbashkët e shërbesave, por edhe koha e lirë, që u jepte mundë- si klerikëve të zonave të ndryshme të forconin miqësitë dhe të diskuto- nin rreth problemeve të dala etj.
Vlash Plepi