EmailFacebookKontakt

Manastiri i Shën Vlashit, Durrës – Mbaroi viti shkollor i Akademisë sonë Teologjike

Manastiri i Shën Vlashit, Durrës
Mbaroi viti shkollor i Akademisë sonë Teologjike
-1 përfunduan studimet 15 studentë, të cilët do japin ndihmesë në të gjitha dioqezat –
E shtuna, 5 qershor, në
Akademinë Teologjike “Ngja-
llja e Krishti”, pranë Manasti-
rit të Shën Vlashit në Durrës,
ishtë ditë provimesh. Viti i parë
dhe i dytë jepnin dëshminë e
një viti shkollor, të pasur me
njohuri dhe përvoja të reja. Por,
njëkohësisht, ai nuk mund të
shkëputet nga kontributi i
studentëve për të lehtësuar
sadopak gjendjen e shqiptarëve
të ardhur nga dhuna në Koso-
vë. Nuk ka mësim më të mirë
besimi, se të dëshmosh me ve-
pra dashurinë për të tjerët.
Dhe, studentët tanë e kanë
treguar këtë që në ditët e para
të krizës, duke kontribuar në
qendrat e pritjes apo dhe në
kampin e ngritur nga Kisha në
Ndroq, ndërsa kohët e fundit
me ndihmën drejtëpërdrejtë
për të vendosurit në zonën
rrotull Manastirit.
Por le të kthehemi tek viti
shkollor. Në të tre vitet vazhdu-
an 52 studentë, nga të cilët 15
vajza. Përveç lëndëve qëjepen
në të tre vitet, Dogmatika, Hi-
stori Kishe, Muzikë Bizantine,
Gjuhë e Huaj, Patrologji, çdo vit
ka edhe lëndët e veta specifike,
ku mund të veçojmë edhe futjen
e mësimit të kompjuterit. Ka 9
pedagogë dhe asistentë, të gji-
thë me studime teologjike, 6
nga të cilët nga brezi i ri i stude-
ntëve të Akademisë, që kanë
mbaruar jashtë vendit. Për
periudha të caktuara kanë dhë-
në mësim- edhe pedagogë të
huaj. I gjithë procesi mësimor
zhvillohet në mjedise bashko-
hore në përmirësim të vazhdue-
shëm, me kujdesin e drejtpër-
drejtë të Kryepiskopit, Prof. Dr.
Anastasit, i cili është Krijuesi
dhe drejtuesi i Akademisë. I
gjithë personeli, siç thotë një
nga kujdestarët, Mihal Davi-
dhi, punon me përkushtim jo
vetëm për ecurinë sa më të mirë
të procesit mësimor, por edhe
për t’i ruajtur e mirëmbajtur sa
më mirë këto mjedise, kujdes
në të cilin është synuar të
përfshihen edhe studentët.
Gjithashtu, përveç procesit
mësimor, në Akademi i kushto-
het vëmendje e veçantë jetës
shpirtërore, duke kryer të gji­
tha shërbesat e ditës dhe Litur-
gjitë Hyjnore, shumica e të cila-
ve bëhen në kishën e vogël të
shkollës, ndërsa në
të kremtet kryesore
në kishën e Mana­
stirit. Kryesisht, ato
drejtohen nga At
Aleks Ndoni, i cili
është përgjegjës
edhe për disiplinën,
nga pedagogët kle-
rikë etj.
Më e rëndësi-
shmja është, se ka
ardhur në rritje dhe
niveli i studentëve.
Nga viti në vit ata
janë më të përgati-
tur dhe me rezultate
në rritje. Për këtë ka
ndikuar konkursi i
pranimit në fillim të
vitit, si në çdo shko-
llë tjetër të lartë dhe

rritja e nivelit të mësimdhë-
nies, që po mbështetet gjith-
monë e më shumë me tekste.
Këtë e vlerësojnë edhe vetë
studentët. Kristo Kume nga Ti­
rana kishte mundësi të va-
zhdonte fakultet në Universi-
tet, në një degë të preferuar, ku
kishte fituar konkursin, por
dashuria për Perëndinë, dë-
shira për t’i shërbyer Atij, bënë
që të vinte në Akademinë Te­
ologjike. Tani ai shprehet shu-
më i kënaqur për nivelin që gje-
ti dhe për ato çka ka mësuar.
Madje, gjatë verës dëshiron të
vazhdojë të kontribuojë në
kampet e të ardhurve, si dhe të
ndihmojë me përkthime (di tre
gjuhë të huaja).
E veçantë e këtyre dy vite-
ve të fundit ka qenë edhe pra-
nia e vajzave, të cilat janë dallu-
ar në mësime. Ana Noni është
njëra prej tyre, nga fshati Shën
Vlash dhe në ditën e provimeve
ndihet tepër e sigurtë. Pyetjet
reflektojnë temat që kanë
studjuar gjatë vitit dhe për këtë
mendon se kanë dalë mirë. Ajo
na shprehet, se ardhja e vajzave
ka qenë e suksesshme dhe shu-
më shpejt edhe ato do të kontri-
buojnë në veprën e Kishës sonë.
Pas provimeve, para se të

largohen, studentët takohen e
përshëndeten e dikush del në
fotografi, por të gjithë e dinë se
para fillimit të vitit të ri shko­
llor do të takohen sërish në ve-
primtaritë e shumta që orga-
nizon Kisha.
Korresp. i “Ngjalljes”
Një çast gjatë provimeve të fundit