Manastiri i Seranit
Në rrjedhën e sipërme të Vjosës, afër kufirit
me Greqinë, pranë doganës së Tri Urave, në Çar-
shovë, ndodhet një kishë e vogël shumë e vjetër,
e cila i ka rezistuar kohërave. Kjo është kisha e
Lindjes së të Tërëshenjtës Mari, që kremtohet
çdo vit më 8 shtator. Është një kishë e vogël, me
dimensione 10m x 4m, me dy kube të zografuara,
të cilat akoma ruajnë shkëlqimin e tyre.
Historiku i ndërtimit të kishës është i her-
shëm. Sipas studimeve, në një kodik të shkruar
në lëkurë të zhdukur në vitet 1945-1947, ndër-
timi lidhet me fshatin Seran rreth viteve 1385-
1410, në kohën kur guvernatori bizantin i Jani-
nës Thomai, 1 biri i Niqiforit me origjinë sllave
sundonte këtë trevë. Popullsia vuante shumë
nga ky sundimtar i cili përfundoi i vrarë. Pas
kësaj iu dërgua një letër në formë lutjeje, në
vitin 1385, perandorit bizantin Andronik Pa-
leologut për të emërtuar një sundimtar të mirë,
për të sunduar me drejtësi.
Perandori e mirëpret kërkesën dhe emëroi
dhëndrin e tij Sirian Paleologun në vitin 1386.
Është ky që themeloi fshatin e ri dhe ndërtoi
atje një vilë madhështore, solli shumë bujq për
të punuar tokat e shumta që kishte lugina dhe i
vuri emrin Sirian (Serani i sotëm). Poshtë vilës
së tij, rreth vitit 1410, ndërtoi një kishë të vogël
që më vonë u kthye në manastir dhe e pagëzoi
me emrin “Lindja e Shën Marisë”. Kjo kishë
gëzonte respekt në shumë krahina të Çarshovës,
LeskovikuL Përmetit, Korçës, Konicës dhe
Janinës.
Gjatë viteve në këtë trevë u ndërtuan rreth
70 ki’sha në vendet më të bukura, në lartësi të
kodrave. Besimtarët e kësaj treve përbënin 90%
të popullsisë të besimit orthodhoks. Shumica e
kishave u shkatërruan gjatë viteve dhe në vitin
1967 nuk mbeti asnjë kishë e rregullt. Këtë
shkatërrim e pësoi edhe Shën Maria e Seranit,
e cila u kthye në depo ushtarake, depo plehu
dhe stallë bagëtish. Mbas vitit 1990 rilindi feja,
besimi fetar dhe bashkë me të edhe kisha e Shën
Marisë. Në vitin 1991 u bë një rikonstruksion i
saj dhe u festua pas 31 vjetësh, më datën 8
shtator. Ringjallja e kësaj kishe pati një
pjesëmarrje të paparë të besimtarëve që me lot
në sy ndoqën meshën e parë pas rilindjes së
kishës. Kjo ishte një ditë madhështore,
mallëngjyese dhe shpresëdhënëse për gjithë
besimtarët.
Që nga viti 1991, çdo vit, më 8 shtator, këtu
organizohet një festë e madhe mbarëpopullore
me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve të
besimeve të ndryshme nga zona, por edhe nga
më larg, nga brenda e jashtë vendit.
Afër kishës së Shën Marisë në fshatin Çar-
shovë u ngrit edhe kisha e re e Shën Kozmait,
dhuratë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, në respekt të popullit besimtar ortho
dhoks të kësaj zone. Respekt dhe jetë të gjatë
Fortlumturisë së Tij, urojnë besimtarët për këtë
dhuratë shpirtërore.
Gjergji Haxhi