EmailFacebookKontakt

Lynette Katherine Hoppe, kremtuesja e jetës dhe e besimit

Më 25 tetor 2025, në një shërbesë përkujtimore, mbushur me lutje dhe paqe, në prani të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, u krye transferimi i varrit të Lynette Katherine Hoppe. Tanimë ajo prehet në Skitin e Grave Miroprurëse, mes qetësisë dhe aromës së lutjes.

Lynette, misionare orthodhokse amerikane, erdhi në Shqipëri në pranverën e vitit 1998, bashkë me bashkëshortin e saj Nathan dhe fëmijët Tristianin e Katerinën, për t’i shërbyer Krishtit dhe Kishës së Tij. Me shpirt të gëzuar dhe besim të palëkundur, ajo u bë dritë për shumë njerëz: drejtoi kampe verore për vajza, udhëhoqi programe për fëmijë, krijoi me ndjeshmëri artistike materiale grafike për Kishën dhe shkroi librin e saj frymëzues Resurrection.

Kur në dhjetor 2004 u diagnostikua me kancer, ajo nuk e pa si fund, por si një rrugë drejt një dritë më të madhe. “Edhe nëse vdesim, edhe nëse jetojmë, të Zotit jemi,” thoshte me një buzëqeshje që sfidonte dhimbjen.

Më 27 gusht 2006, ajo u bashkua me Krishtin që e deshi me gjithë zemër. Kryepiskopi Anastas e quajti “martire të fshehtë të kohëve moderne.”

I paharruar qoftë kujtimi i saj.

Sonila Rembeci