EmailFacebookKontakt

Lutje e Solomonit për Urtësi

Lutje e Solomonit për Urtësi
Nga libri “Urtësia e Solomonit”
“O Perëndi e etërve të mi
dhe Zot i gjithmëshirshëm, Ti
krijove gjithçka me anën e
Qalës tënde, dhe me Urtësinë
tënde bëre njeriun, që të jetë
Zot i krijesave të tua, për ta
drejtuar botën me shenjtëri e
drejtësi dhe për të gjykuar me
shpirt të drejtë.
Më jep mua, o Perëndi,
Urtësinë, që të rri në fron, pra-
në teje dhe më prano mua si
birin tënd. Sepse unë jam shër-
bëtori yt, bir i skllaves tënde,
njeri i dobët dhe jetëshkurtër, i
pamundur që të jap gjykimin e
drejtë dhe të njoh ligjet e tua.
Edhe sikur të jetë i përkryer
ndokush me të tjerët, asgjë nuk
vlen po t’i mungojë Urtësia.
Se Ti më zgjodhe mbret
për popullin tënd dhe gjykatës
të bijve e bijave të tu. Më urdhë-
rove të ndërtoj Tempull në
malin tënd të shenjtë, altar në
qytetin e banesës tënde si dhe
të vendos tendën që ekzistonte
qysh prej fillimi, bashkë me ty
është Urtësia që njeh veprat e
tua, sepse ishte e pranishme
kur krijoje botën. Ajo dinte
çfarë ishte e pëlqyeshme në
sytë e tu dhe e drejtë në urdhë-
rimet e tua.
Dërgoje atë prej qiejve të
shenjtë, lëshoje atë nga froni yt
i lavdishëm, që të vijë pranë
meje dhe të më ndihmojë në
veprat e mia, si dhe të mësojë
çdo gjë që është e pëlqyeshme
në sytë e tu. Sepse ajo di dhe
kupton gjithçka, prandaj do të
më drejtojë me pjekuri në
veprat e mia dhe do të më ndih-
mojë me lavdinë e saj, duke më
ruajtur nga paudhësia. Atë-
here do t’i pranosh me kënaqësi
veprat e mia, që të udhëheq
popullin tënd me drejtësi dhe
të jem i denjë për fronin e Atit
tim.
Vërtet, cili njeri mund të
njohë mendimin e Perëndisë?
Ose kush mund të kuptojë
mendimin e Zotit? Mendimet
e njerëzve janë të pafuqishme
dhe i dyshimtë parashikimi
ynë, sepse trupi i prishur rën-
don shpirtin dhe kujdesi tokë-
sor ndrydh mendjen e njerëzve.
Me vështirësi përfytyrojmë çdo
gjë që ndodh mbi tokë, madje
me vështirësi kuptojmë realite-
tin e dukshëm.
Kush do ta dinte planin
tënd, o Zot, në qoftë se Ti nuk
do t’i jepje Urtësi, nëse nuk do
të dërgoje prej së Larti Frymën
e Shenjtë. Kështu u përmirësua
sjellja e njerëzve që banojnë në
tokë duke mësuar çfarë është e
denjë në sytë e tu dhe me Urtë-
sinë tënde ata shpëtuan.
Përgatiti:
Jorgo Papadhopulli