EmailFacebookKontakt

Lutje e Etërve të Optimas

Zot ndihmomë të përballoj me qetësi të gjitha sa do të më sjellë dita e sotme. Ndihmomë të jepem plotësisht në dëshirën tënde të shenjtë. Në çdo orë të ditës ndriçomë dhe fuqizomë për çdo gjë.

Çdo lajm, nëse e marr sot, mësomë ta pranoj me qetësi dhe me bindjen e patundur se asgjë nuk ndodh pa e lejuar Ti.

Udhëzoi mendimet dhe ndjenjat e mia tek të gjitha punët dhe fjalët e mia. Në rastet e paparashikuara mos më ler të harroj, se të gjitha lejohen prej Teje.

Mësomë të sillem tek çdo antar i familjes sime dhe tek të gjithë bashkënjerëzit e mi me drejtësi dhe korektësi, në mënyrë që të mos ngatëroj dhe mërzit asnjë.

Zot, jepmë forcën të duroj mundimin dhe të gjitha ngjarjet e kësaj dite, në të gjithë zgjatjen e saj. Udhëhiqe dëshirën time dhe mësomë të lutem, të besoj, të duroj, të fal dhe të dua. Amin