EmailFacebookKontakt

Lutja

Kur lutem, bisedoj me Perëndinë dhe ti, o njeriu im, në qoftë se e quan nder, kur të përshëndet një njeri më i mirë se ti, a nuk duhet ta quash një nder shumë të madh dhe lumturi, kur bisedon me Perëndinë tënde dhe Krijuesin tënd?

Prandaj, duhet të lutesh, jo vetëm mëngjes e mbrëmje, por çdo orë e çast.

Sikundër ke nevojë për oksigjen për të jetuar dhe merr frymë çdo çast, kështu ka nevojë edhe shpirti yt për lutje të vazhdueshme, që të jetosh e të lavdërosh të Shumëlartin.

Tani që nuk falesh, shpirti yt është i vdekur. Por mund ta ngjallësh me lutje të vazhdueshme. Pra fillo! Lutja ka fuqi shumë të madhe. Të shpëton nga padrejtësia dhe katastrofa, të ruan nga mënxyra e vdekja, të sjell në shtëpinë tënde lumturi, gëzim, bunacë e qetësi; lutja akoma ngjall edhe të vdekur!

O kristiani im, të lutesh pra vazhdimisht me besë e zell, dhe në çdo çast të përshpëritësh lutje, qoftë se gjendesh në punë, qoftë se je në shtëpinë tënde, qoftë në rrugë ose ecën në natyrë.

Perëndia e tërëmirë nuk do të braktisë.

Petro Xhuveli

Vlera e lutjes

Janë lutur:
– Apostull Pavli në burg.
– Kusari mbi kryqin
– Danieli në gropën e luanëve
– Jonai në barkun e balenës
– Jovi mbi plehun
– Të tre djemtë në furrën e zjarrit.

Lutuni edhe ju kudo që të ndodheni sepse jeni tempull i Perëndisë dhe mos kërkoni vend tjetër veç vehtes tuaj.

Nga Shën Joan Gojarti