EmailFacebookKontakt

Lutja: jeta e shpirtit

Çfarë është lutja?

L

utja është jeta e shpirtit dhe rruga që të bashkon me Perë- ndinë. Siç thotë shën Joan Gojarti, “ai që nuk i lutet Perëndisë dhe nuk dëshiron të shijojë vazhdimisht sho- qërinë me Atë, është i pashpirt dhe i vdekur”. Dhe shën Simeoni Theo- logu i Ri thotë se “sikundër trupi ka nevojë për ajër që të marrë fry- më, në të njëjtën mënyrë edhe shpirti ka nevojë për kujtimin e pa- ndërprerë të Perëndisë, pra për lu- tjen”. Si rrjedhojë njeriu nuk mund të jetojë shpirtërisht pa lutjen.

Sipas shën Joanit të Shkallës “lutja është bashkimi i njeriut me Perëndinë… Është nëna e lotëve, falja e mëkateve…, muri që na mbron prej hidhërimeve. Lutja është puna e engjëjve, është gëzimi i të ardh- shmëve, është vepër që nuk përfu- ndon kurrë, lutja është burimi i vir- tyteve, prurësja e lotëve, ndriçimi i mendjes, çekiçi që godet dëshpë- rimin,… shpërbërja e hidhërimit, thesari i asketëve, pasqyra e përpa- rimit shpirtëror,… zbulesa e gjërave të ardhshme”. Nga ky përkufizim del se lutja është burimi i çdo të mire shpirtërore dhe ia vlen që njeriu t’ia përkushtojë jetën kësaj pune. Për- derisa lutja është frymëmarrja e shpirtit tonë, duhet të ekzistojë gjatë gjithë kohës së rrugëtimit tonë në Krishtin. Pra është e nevojshme të shikojmë se si jetuan Etërit me lutje, të cilët iu përkushtuan veprës së vazhdueshme të saj dhe provuan gëzimin e madh shpirtëror që i ofron njeriut komunikimi me Perëndinë.

Paligësia dhe lutja

P

ër t’u lutur me të vërtetë, duhet të përgatitemi në mënyrën e duhur. Shën Joani i Shkallës thotë: “Sa nga ne shkojmë për t’u para- qitur para Mbretit dhe Perëndisë sonë dhe bëhemi gati për të bise- duar me atë, le të mos shkojmë më tej pa pasur një parapërgatitje të saktë. Sepse ekziston frika, se kur të na shikojë së largu të zhveshur nga armët dhe veshja që na takon të mbajmë, të urdhërojë shërbëtorët e tij dhe meshtarët e tij të na lidhin dhe të na internojnë larg fytyrës së tij dhe lutjet tona t’i grisin dhe të na i flakin në fytyrë”.

Lutja është martesa e njeriut me Perëndinë dhe duhet të shfaqemi përpara Tij me veshjen e përshtat- shme të martesës. Çfarë është kjo veshje dhe me çfarë cope është thurur, këtë na e thotë përsëri shën Joani i Shkallës: “Kur nisesh për t’u paraqitur para Zotit, le të jetë rroba e shpirtit tënd e endur me fijen e mosmbajtjes në mend të së ligës. Përndryshe nuk bëhet fjalë të përfitosh nga lutja”.

Moskujtimi i së keqes është falja. Të harrojmë pra të keqen që na kanë bërë. Si rrjedhim hapi i parë që bëjmë, para se të lutemi, është të falim ata që na bënë padrej- tësi dhe në përgjithësi ata që na bënë keq. Një punëtor i lutjes, ava Isaaku, shkruan në mënyrë tepër të qartë: “Ai që lutet dhe mban në mendje të ligën, ngjan me atë që mbjell në det dhe pret të korrë të mbjellat”. Kjo tregon se sa kot mundohemi kur vijmë me ndjesi të liga në lutje, para fronit të Zotit.

Shën Nil Asketi, në fjalimin e tij “Mbi lutjen” thotë: “Ai që ka da- shuri të vërtetë për lutjen dhe zemë- rohet apo mban në zemër të ligën, është i denjë për t’u dënuar. Është i ngjashëm me atë që do të shikojë qartë, por për këtë qëllim i fërkon sytë e tij pareshtur”. Lëre dhuratën para altarit dhe shko së pari të pajto- hesh me vëllain tënd”. Pasi të bësh këtë hap “atëherë eja dhe lutu pa turbullim. Sepse mbajtja në zemër e së ligës e turbullon mendjen e atij që lutet dhe errëson lutjet e tij”.

Fjala e Krishtit i drejtohet çdo besimtari, që do ta nderojë duke i ofruar dhuratë. Krishti e shtron dashurinë e vëllait tonë si një kusht parësor për të treguar dashurinë tonë ndaj Perëndisë. Zoti na thotë: “Nëse ofron dhuratën tënde në Altar e kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje, lër dhuratën para Alta- rit, shko së pari të pajtohesh me tët vëlla dhe atëherë eja të ofrosh dhu- ratën tënde”.

Gojarti i lumtur komenton fjalët e Krishtit dhe thotë: “Sa e madhe është njeridashja e tij! Krishti për- buz nderimin që i ofrohet atij, për hir të dashurisë për të afërmin… Le të ndërpritet adhurimi im, që da- shuria jote të mbetet e palëkundur. Sepse pajtimi me vëllain, është dhe

ky një lloj sakrifice te Perëndia”. Zoti e thotë këtë gjë, “sepse dëshi- ron të tregojë se sa shumë e vlerë- son dashurinë, se e quan më të lar- të nga çdo sakrificë tjetër dhe se nuk pranon sakrificë nëse nuk ka dashuri”.

Zoti e caktoi faljen si një kusht të lutjes liturgjike, por edhe si kusht të komunikimit tonë me Dashurinë e Tij atërore. Është më mirë thotë nëse kemi diçka brenda zemrës sonë kundër një vëllai, të ndalojmë lutjen, të pajtohemi së pari me vëllain tonë dhe pastaj të lutemi. Sepse “vetë Perëndia u bë një njeri, që ta na bashkojë”.

Zoti, për të na treguar se sa e domosdoshme është që të lutemi kur më parë kemi falur vëllezërit tanë, na mësoi të themi lutjen në “Ati ynë”: “Dhe falna fajet tona, sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë”. E lusim Perëndinë të na falë fajet tona, pasi ne i falëm më parë ata që na bënë të keqe. Kështu lutja zotërore “Ati ynë”, bëhet një puni- shte e dashurisë dhe e pajtimit midis njerëzve.

Me fjalinë “Falna fajet tona, si- kundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë”, Krishti na këshillon që: “Ai që i afrohet Perëndisë njeridashës dhe bamirës, le të jetë edhe vetë ba- mirës dhe njeridashës. Le t’i lutemi Perëndisë, pasi më parë ta kemi imituar Atë. Sikundër Perëndia na fal dhe na do, edhe ne duhet të fa- lim dhe të duam vëllezërit tanë. Njeriu që është “zverkashpër” dhe nuk i fal vëllezërit e tij, e shkëput veten nga njeridashja e Perëndisë.

Lutja e njeriut që nuk fal, ngelet pa fryte, pa dobi. Edhe sikur të kemi pësuar padrejtësi, duhet të falim atë që na bëri padrejtësi. Atëherë paqja e Perëndisë do të mbushë zemrën tonë dhe si fëmijë të vërtetë të Perëndisë njeridashës, do të mund të kërkojmë me siguri faljen e mëkateve tona. Do të the- mi: “Zot, nuk kam bërë asnjë të mi- rë në jetën time. Por i fal ama ar- miqtë e mi dhe të lutem Ty që të falësh mëkatet e mia, meqë je i mi- rë dhe njeridashës.

Le t’i afrohemi Zotit, “duke i ofruar dhuratat, që vetë Ai dëshi- ron pra: Paligësi, mirësi, butësi”. (Shën Joan Gojarti).

E kur shikojmë se nuk e marrim atë që kërkojmë, le të mendohemi se mos vallë shkak për këtë është ruajtja në zemër e ligësisë nga ana jonë dhe mungesa e dëshirës për të falur.

Përkth. Dhjak Anastasi