LUTJA, FORCA E
BESIMTARIT, thelbi i
ndërgjegjes së tij
– Refer at i mbajtur nga Hirësia e Tij,
Episkopi i Krujës ANDONI, në Takimin
ndërkonfesional të Napolit –
K
ur flasim për lutjen pa dyshim që në të përfshi-
het lutësi besimtari dhe dëgjuesi Zoti. Njeriut si krijesa
më e përsosur e Perëndisë, krijuar në shëmbëlltyrën dhe
ngjashmërinë e Tij, i është dhënë aftësia dhe liria për të
komunikuar me Krijuesin e tij, komunikim, i cili ka filluar
me fjalët që vetë Krijuesi u ka mësuar, si një prind i vërtetë
e i dashur. Mrekullia e krijimit të njeriut nuk qëndron në
aftësinë e tij për të folur, por në aftësinë e tij për të komuni
kuar e bashkëbiseduar me Perëndinë.
Shumë mirë pra, lutja mund të konsiderohet bashkë-
bisedim me Perëndinë. Lutja si bashkëbisedim me Krijue
sin e gjithësisë, është privilegji më i madh që i është bërë
njeriut. Bashkëbisedimi nënkupton bisedë, njohje,
(vijon në faqen 8)
LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i ndërgjegjes së tij
(vijon nga faqja 7)
mirëbesim, vlerësim e kështu me radhë si çdo marrëdhënie tjetër që ne
si njerëz njohim e përjetojmë përditë. Dhe jo vetëm kaq, por Jisui mësoi
dishepujt e tij se mund t’i drejtoheshin Perëndisë me fjalën “Atë”
(Mt. 6:9-13), praprindi i tyre. Lutja si bashkëbisedim me Krijuesin është
në thelb shoqëria me Atin.
Parafytyroni një grup nxënësish të një shkolle fillore të cilët instink-
tivisht kur përballen me drejtorin e shkollës ndiejnë njëkohësisht pas-
iguri e frikë, përveç njërit prej tyre, ai është djali i drejtorit. Pas figurës
së drejtorit, serioz e ndonjëherë të ashpër, ai sheh njeriun e tij më të da-
shur, babain i tij. Drejtor e baba, kombinim i çuditshëm; por që për fëmijën
e vogël nuk përbën asnjë komplikim. Babai i tij është drejtor dhe drejtori
është babai e tij, është kaq e thjeshtë.
Çfarë dua të them më këtë?!
Perëndia është krijuesi ynë i shenjtë, i gjithëfuqishëm, i kudondodhur,
i përjetshëm e mund të vazhdojmë kështu me radhë, por Ai është
gjithashtu Ati ynë, është kaq e thjeshtë. Në Ungjill Krishti u thotë
dëgjuesve të tij se që t’i kuptojnë gjërat e Mbretërisë së Qiellit dhe që të
hyjnë në të, duhet të bëhen si fëmijët e vegjël (Mt. 18:2). Marrëdhënia
me Perëndinë kërkon para së gjithash çiltërsi, thjeshtësi e besueshmëri,
këto edhe nga të “rriturit”.
Zoti dhe besimtari, Krijuesi dhe krijesa, Ati dhe fëmija. Perëndia në
madhështinë e Tij bëhet i vogël, në pafundësinë e Tij bëhet i kufizuar, në
largësinë e Tij bëhet i prekshëm dhe kjo, vëllezër e motra, përmes lutjes.
Lutja është thirrja e njeriut drejt Krijuesit, është thirrja e tij drejt Atit “Do
të këndoj tërë jetën himnet e tua, o Zot, me gojën time brez pas brezi do
të dëftej të vërtetën tënde” (Ps..88:l). Njeriu ndien nevojën e tij të
pazëvendësueshme për të komunikuar me Krijuesin e tij. Destinacioni i
tij është takimi me Të, plotësia e tij gjendet në bashkimin me Të. Malli i
tij shuhet vetëm në praninë e Atit.
Për këtë shumë mirë udhëtimin në tokë të njeriut mund ta mendojmë
si një kërkim të tij për të gjetur Atin, për t’u kthyer tek Ai, për të qenë
pranë tij. Në këtë udhëtim, ai nuk është i vetëm, në kërkimin e tij ai nuk
është i humbur, Ati është në kërkim të tij. Në gjithë udhëtimin e tij, besimtari
ndien ndihmën dhe forcën që Perëndia i jep, ndien kurajën dhe mbësh-
tetjen që vjen nga Ai.
Lutja si forcë e besimtarit, mbështetet në këtë lidhje të fortë, qëndron
në këtë përkushtim të dyanshëm, lidhur fort me litarin e dashurisë
prindërore. Në lutjen e tij besimtari i drejtohet Atit të tij, ai ndien praninë e
Tij, ai është i sigurt në dëgjimin e lutjeve dhe të kërkesave të tij. Ai e di se
Ati dëgjon gjithë pëshpëritjet e tij, ai është i bindur se edhe në zhgënjimet
e në dëshpërimet e tij, Ati është aty për ta ndihmuar, për ta ngushëlluar.
Në marrëdhënien e lutjes ka shumë dashuri, për këtë Evagri i Veçuar
e quan: “Lutja është lulja e mirësisë dhe çlirim nga ankthi”. Aty gjejnë
përgjigje nënat për fëmijët e tyre, aty gjejnë frymëzim artistët, aty fshihet
misteri i shërimit, aty “fshihet” vetë Zoti. Aty gjejmë atë që kemi humbur,
Ai për të cilin kemi mail. Këtu qëndron çudia dhe bukuria njëkohësisht,
dhe besoj se këtu të gjithë do të biem dakord, se lutjet më të bukura janë
ato të fëmijëve.
Është pak sa e çuditshme sa herë që ndalemi dhe përpiqemi të
rivlerësojmë gjëra dhe koncepte të cilat janë kaq familjare për ne, për të
cilat mendojmë se i njohim e i kuptojmë ndoshta më mirë se çdo gjë
tjetër. Me të drejtë mund të shtronim pyetjen: Çfarë është lutja? Është
lutja kërkesë, është ajo lavdërim, apo është ajo detyrë? Patjetër për të
gjitha këto do të ishim dakord. Por nuk do të isha kundër nëse dikush do
të përgjigjej se lutja është “udha” (rruga). Ajo na ndihmon, jo vetëm të
kërkojmë ashtu siç duhet, jo vetëm të mësojmë disa rregulla ose të kalisim
disiplinën shpirtërore, pasi të gjitha këto mund t’i konsiderojmë mjete për
të na çuar tek ajo që është më e rëndësishmja, tek NJOHJA.
Lutjen si njohje do të doja ta shtroja sot këtu përpara nesh si përpjekje,
si kërkim i njeriut, i besimtarit për të zbuluar Perëndinë, për të njohur
Atin, prindin e tij. Kërkimi ynë është konkret, udhëtimi ynë ka një
destinacion të caktuar, personi që duam të takojmë është sa i vërtetë aq
edhe i gjallë. Në takimin e tij me Krijuesin, Atin, besimtari gjen sigurinë
e shpëtimit të tij, gjen kuptimin e jetës dhe ekzistencës së tij, përjeton
dashurinë Hyjnore, e cila nuk mund të krahasohet me asgjë tokësore.
Lutjapra, na drejton për tek Krijuesi, ajo na afron pranë Tij, na mban
në praninë eTij. Me anë të saj ndriçohemi dhe diturohemi. Për këtë lutja
me të drejtë mund të quhet aktiviteti më i lartë, angazhimi më i përsosur,
përjetimi më i plotë njerëzor. Ajo drejton në njohje, ajo zbulon me
thjeshtësi, në të përmbahet e gjitha. Lutja ngre besimtarin nga thellësitë
e tokës në pafundësitë qiellore. Lutja si bashkëbisedim, si shoqëri, si
udhëtim, lutja si njohje është motivi i besimtarit, është forca e tij.
Andoni, Episkop i Krujës