Doli në qarkullim Seria Shpirtërore Nr. 1 “Lutja e Jisuit”, përgatitur nga At Justini.
Nëpërmjet këtij libri njihemi me këshillat e Perëndisë, që të lutemi vazhdimisht, pa u lodhur, pa u mërzitur. Edhe Shkrimi i Shenjtë na drejtohet të gjithëve “Lutuni pa pushim”. Lutja e Jisuit bëhet edhe pa libër. Nget makinën thuaje lutjen, je në shëtitje, thuaje lutjen, je duke përgatitur ushqimin e familjes thuaj: “O Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë mëshiromë”. Lutja e Jisuit tregon se mëshira Hyjnore e zbret Krishtin nga Qielli. Në gjuhën kishtare “mëshirë” do të thotë: Për të sëmurin, shërim; për të uriturin, bukë; për nxënësin, dije; për të lodhurin, fuqi; për fajtorin pendim… për të gjithë do të thotë Shpëtim.
SERIA SHPIRTËRORE
LUTJA E JISUIT
Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Tiranë, 2003