Lutja
Në çdo kohë, çfarëdo që të jeni duke bërë, nëse jeni ulur, duke ecur
apo të zënë me punë, – thuaj me zemrën tënde lutjen: “Mëshiro, o Zot!”
Lutu që zemra jote të bëhet banesa e Zotit. Atëherë do të mbushesh
me gëzim e ngazëllim dhe asnjë mërzi a dëshpërim nuk do të jetë në
gjendje ta prishë këtë paqe.
Fuqia e lutjes nuk qëndron në numrin e fjalëve, por në drejtësinë
dhe psherëtimat e saj.
Largojeni armikun dhe dëboni mendimet e mbrapshta nga të ci-
lat burojnë tundimet, duke u lutur “O Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë,
mëshiromë mua mëkatarin!” Mos e reshtni asnjëherë këtë lutje!