LUSHNJË
Përurohet dega
e Klinikës
Orthodhokse
“Ungjillëzimi”
Kujdesi shëndetësor ka qenë gjithmonë përparësi e veprës so- ciale të Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë. Ndaj, që në vitet e para Kryepiskopi Anastas u kujdes drejtpërdrejt dhe me ndjesi të veçantë për krijimin e njësive shëndetësore në shërbim të të gjithë njërëzve pa dallim, si klinikat shëndetësore apo njësia e lëviz- shme dentare, por edhe duke kri- juar mundësi për të ndihmuar me materiale e medikamente sistemin shëndetësor publik.
Arritja më e dukshme dhe më e rëndësishme e këtyre viteve është Klinika Orthodhokse “Ungjillë- zimi”, në Tiranë, me pajisjet e saj të fjalës së fundit dhe personelin shumë të kualifikuar. Në vazhdën e kësaj përpjekjeje është edhe su- ksesi më i fundit, krijimi i një dege të saj në qytetin e Lushnjës.
Në datën 6 nëntor, në mjediset e qendrës orthodhokse të qytetit, pranë kishës së Shën Gjergjit, u bë përurimi i degës së Klinikës Orthodhokse “Ungjillëzimi”. Ishin të pra- nishëm edhe Ministri i Shënde-
tësisë z. M. Cikuli, deputeti i zonës z. I. Bano dhe autoritete lokale.
Në hyrje të saj Kryepiskopi Anastas u prit nga Mitropoiiti i Beratit Ignati, nga klerikët e zonës dhe nga personeli i klinikës, ndërsa disa fëmijë i dhuruan lule të fre- skëta dhe morën bekimin e Krye- hierarkut. Pastaj u vazhdua me Shërbesën e Ajazmës, Bekimit të ujit, pasi çdo gjë vjen nga Perëndia dhe duhet nisur me falënderimin ndajTij.
Pas shërbesës duke iu drejtuar të pranishmëve, Kryepiskopi tha se asnjëherë që nga fillimi i saj Kisha nuk ka pushuar së kujdesuri për shpirtin dhe trupin. Ne duam të japim një dëshmi se Kisha Orthodhokse kujdeset për shëndetin e njerëzve. Dua t’ju kujtoj se kjo
klinikë nuk u bë vetvetiu, ishin shumë njerëz, të njohur dhe të panjohur, qe kontribuan dhe punuan për të arritur këtë, brenda dhe jashtë vendit. Mund të jemi ende të varfër, se pronat e Kishës janë ende në duart e shtetit, por jemi të pasur me miq. Edhe për këtë qe- ndër shëndetësore kryesorja nuk janë aparaturat, porkujdesi për çdo të sëmurë dhe dëshira për ta ndihmuar atë; kjo përbën ndry- shimin.
Pastaj falënderoi përgjegjësi i klinikës Koli Prifti për dhuratën për Lushnjën dhe rrethinat dhe premtoi përkushtimin e përsonelit për ta çuar atë përpara. Ministri Cikuli nga ana e tij tha se është eveniment kur përuron një qendër shënde- tësore të ngritur jo nga shteti, që e
ka për detyrë, por nga ata që e ndiejnë si detyrë shpirtërore. Ne themi të gjithë se kjo është dhuratë e Zotit, por Zoti vepron nëpërmjet misonarëve të Tij. Jam i bindur se kjo qendër do të jetë në dispozicion të të gjithë lushnjarëve pa asnjë dallim.
Më pas Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Ministri Cikuli prenë shiritin e përurimit dhe vizi- tuan mjediset e qendrës. Ajo do të ofrojë si fillim mundësinë e kryerjes së analizave, ekove dhe disa spe- cialitete, si otorino, pediatër, gjine- kolog, patolog, specialitete e shër- bime që do të shtohen në të ardh- men.
Korresp. i gazetës
“Ngjallja”