EmailFacebookKontakt

Lumurimet

Në Shkrimet e Ungjijtë, Lumurimet
paraqesin mësimet e Jisuit dhe janë konsideruar
tradicionalisht se përmbajnë përmbledhjen më
të ngjeshur të jetës shpirtërore të njeriut. Në
Liturgjinë Hyjnore Orthodhokse, Lumurimet
këndohen kur Libri i Ungjillit del nëprocesionin
solemn nga hierorja, për t’u shpallur si Fjala e
Perëndisë tek besimtarët. Kështu është mësimi i
qartë i Ungjillit dhe i Kishës se njeriu hyn në
misteret e Krishtit dhe Mbretërisë së Perëndisë
vetëm nëpërmjet zbatimit të mësimit të Zotit në
Lumurimet.
“Atëherë Ai hapi gojën dhe i mësoi
duke u thënë:
Lum të varfërit në shpirt, sepse e tyre
është Mbretëria e qiejve.
Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të
ngushëllohen.
Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata
do ta trashëgojnë tokën.
Lum ata që janë të uritur dhe të etur
për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse
ata do të gjejnë mëshirë.
Lum ata që janë të pastër në zemër,
sepse ata do ta shohin Perëndinë.
Lum ata që përpiqen për paqen, sepse
ata do të quhen bij të Perëndisë.
Lum ata që janë përndjekur për hir
të drejtësisë, sepse e tyre është
Mbretëria e qiejve.
Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju
përndjekin dhe, duke gënjyer, do të
thonë të gjitha të zezat kundër jush, për
shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazë-
llohuni, sepse shpërblimi juaj është i
madh në qiej. ..”
(Matheu 5:2 – 12; Lluka 6:20 – 26).