Kosovë
“Lumturia” në kampet verore për fëmijë
-10 vjet aktivitete nga Kisha jonë në zonën e Malishevës –
Si çdo vit, ardhja e verës bën që fëmijët e kësaj zone të presin me padurim ditët kur në shkollën e tyre do të zhvillohet kampi veror për fëmijë. Për të dhjetin vit radhazi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nëpërmjet Zyrës Qe- ndrore të Fëmijëve dhe dhjetëra vull- netarëve bëri të mundur që të zhvi- lloheshin katër kampe verore për fëmijë në komunën e Malishevës, në Kosovë. Kampet, të cilët zgja- tën nga katër ditë secili, u zhvilluan nga datat 14-31 gusht në katër fsha- tra (Begaj 14-17 gusht; Drenoc 18-21 gusht; Banjë 23-26 gusht dhe në Carallukën e Poshtme 28-31 gusht). Në këto kampe morën pjesë rreth 1200 fëmijë të moshës 5-13 vjeç.
Programi i kampit ishte i larmi- shëm, me diskutime në grupe për një temë të caktuar, me këngë, lojë- ra, skeçe etj. Këtë vit tema e përzgje- dhur për diskutim ishte “Lumturia”, nga e cila kishte marrë edhe emrin kampi i sivjetshëm. Gjatë ditëve të kampit së bashku me fëmijët u traj- tuan dhe u diskutuan aspekte të ndry- shme të lumturisë, si; lumturia vjen nga ajo që jemi dhe jo nga ajo që kemi, lumturia është në marrëdhëniet që ndërtojmë dhe jo në gjërat që zo- tërojmë, lumturia vjen nga zgjedhjet që bëjmë dhe s’është rezultat i rre- thanave, lumturia e vërtetë është jeta me vlera.
Për t’i ardhur në ndihmë diskuti- mit të fëmijëve mbi temën e lumtu- risë, çdo ditë në fillim të programit, nga stafi i kampit luhej një pjesë e shkurtër, e cila theksonte mesazhin kryesor të asaj dite. Lidhur me te- mën e kampit, çdo vit fëmijët më- sojnë edhe një himn, i cili gjithashtu thekson mesazhet kryesore që dis- kutohen në grupe të vogla.
Programi ishte i mbushur edhe me lojëra të shumta, në grup të vogël e të madh, të cilat si gjithmonë i argëtojnë fëmijët pa masë dhe rri- sin aftësitë e tyre bashkëpunuese e krijuese, nëpërmjet punës së do- rës, këngëve të ndryshme me lëviz- je, të cilat fëmijët i mësojnë me shu-
më dëshirë në kampet verore dhe më pas i këndojnë me shokët e sho- qet gjatë gjithë kohës, në shtëpi, në shkollë e në lagje. Në kampet e kë- tij viti u zhvilluan pesë punë dore të ndryshme, në bazë të grupmo- shave të fëmijëve, duke filluar nga më të vegjlit dhe deri tek ata më të rriturit.
Për të mbyllur sa më bukur këto ditë të gëzueshme që fëmijët ka- luan në aktivitet, çdo kamp finalizo- het me një festë me poezi, këngë e valle. Për të festuar së bashku me fëmijët, në këtë festë ishin të ftuar edhe prindërit e mësuesit e tyre.
Realizimi i këtyre kampeve, ashtu si edhe në vitet e kaluara, ishte
shumë i suksesshëm. Fëmijët ka- luan një kohë të bukur dhe argëtue- se, gjatë së cilës ata mësuan shumë gjëra të reja rreth lumturisë dhe u argëtuan pa masë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të mësuesve të tyre. “Çdo vit, fëmijët na presin me pa- durim e me shumë ngrohtësi dhe na përcjellin me shumë mirënjohje dhe me shpresën se do të shihemi sërish në vitin e ardhshëm. Por kë- të vit, për t’u theksuar është ngroh- tësia me të cilën u pritëm nga fë- mijët në fshatin Drenoc, sepse atje ishte viti i parë që ne po zhvillonim një kamp veror. Fëmijët e fshatit Drenoc kishin dëgjuar për kampet tona nga miqtë dhe kushërinjtë e
tyre që jetojnë në fshatrat ku kishim organizuar kampe më parë, kështu që edhe ata na pritën me padurim dhe shumë të gëzuar që edhe në fshatin e tyre po organizohej një kamp i tillë. Falënderime dhe mirë- njohje morëm edhe nga mësuesit e shkollave, si dhe nga prindërit e të afërmit e fëmijëve. Stafi i kampit ishte përgatitur për punën në këto kampe me një trajnim të veçantë për mësimdhënien, argëtimin dhe zhvillimin e fëmijëve, për të arritur potencialin e tyre të plotë njerëzor” – u shpreh një prej koordinatoreve kryesore të kampit, Gabriela Hoppe.
Korresp. i “Ngjallja”