Ekzistojnë paqartësi për sa i përket përcaktimit të kohës kur jetoi. Duket se u martirizua në vitin 304. Jetonte në Sirakuzë të Sicilisë, ku ishte e fejuar me një idhujtar. Kur iu sëmur e ëma me hemoragji, shkoi bashkë me të në Katania, në kishën e martires Agathi (5 shkurt), që të lutej për shëndetin e saj. Shenjtorja iu shfaq Luçies (greqisht shkëlqyese, dritë) në ëndërr dhe e siguroi së nëna do të bëhej mirë, por edhe se ajo vetë do të martirizohej. Vërtet, e ëma u shërua dhe atëherë u shpërndanë të varfërve pasjen e tyre dhe vajza u përgatit për dëshmimin e Krishtit deri në vdekje. Pasi e kallëzoi i fejuari, sepse donte të mbetej virgjëreshë e dëlirë, arkondi e mbylli në një shtëpi publike, por ushtarët që i erdhën nuk e arritën qëllimin e tyre të paturpshëm, sepse me fuqi hyjnore e reja mbetej e palëvizur në vendin e saj. Për më tepër, dështuan që ta digjnin për së gjalli. Meqë u lodhën duke u përpjekur që ta shpërngulnin, të zemëruar siç ishin dhe të acaruar nga qëndrueshmëria e saj e panënshtruar, i prenë kokën.